Rimbursimi i TVSH vetëm 6%, fermerët derdhin qumështin në rrugë

Rimbursimi i TVSH vetëm 6%, fermerët derdhin qumështin në rrugë


Situata paraqitet e vështirë edhe për fermerët në vend.

Nga zona të ndryshme të vendit ata kanë protestuar në Lushnjë kundër skemës së re të kompesimit të prodhimeve bujqësore. Përmes protestës ata i kërkojnë qeverisë të mos e ulë rimbursimin e TVSH-së nga 20 në 6% për produktet primare bujqësore. Në shenjë proteste fermerët derdhën qumështin dhe hodhën perime të freskëta përgjatë rrugës, tek Rotondo e Savrës. Ministria e Financave, fermerët dhe agropërpunuesit janë prej fillimit të vitit në debatin e ndryshimit të TVSH-së.

Lexo:Agropërpunuesit kërcënojnë se nuk do të blejnë më qumësht tek fermerët, nëse nuk rishikohet TVSH

Pak ditë më parë, përpunuesit e qumështit paralajmëruan se pas datës 14 mars nuk do të blejnë më qumësht tek fermerët. Sipas tyre, me rimburisimin 6% të TVSH-së fermerëve, barra tjetër e TVSH-së bie mbi përpunuesit. Ndërkohë, një ditë më parë, ministrja e Financave ka bërë të ditur se taksa nuk do të rishikohet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0