Rikthehet Think Big - Programi që do t'ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes! - Business Magazine Albania

Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!

Rikthehet Think Big - Programi që do t'ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!
~7 minuta lexim

Pas dy sezoneve të suksesshme që frymëzuan mijëra të rinj dhe profesionistë në mbarë Shqipërinë, Think Big rikthehet me sezonin e tretë, duke sjellë në ekran një format edhe më të pasur, më të afërt dhe më të ndikuar nga realiteti i biznesit shqiptar.

Moderuar nga Gerti Boshnjaku dhe Eni Muça, ThinkBig është një program unik i Business Magazine Albania i dedikuar frymëzimit dhe edukimit sipërmarrës, orientimit në karrierë, promovimit të kulturës sipërmarrëse dhe ndarjes së modeleve të suksesit nga biznese dhe liderë të njohur. Përmbajtja fokusohet në pasqyrimin e modelit të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm, duke u orientuar te rrugëtimi i sipërmarrësit/liderit apo i kompanisë, si edhe te përballja me sfidat dhe mësimet e nxjerra prej tyre. Çdo gjë shihet nga një këndvështrim i brendshëm, ku futemi brenda bizneseve, kuptojmë dhe mësojmë se si funksionon realizimi i një produkti apo shërbimi që gjen përdorim në një treg të caktuar. Gjithçka vjen natyrshëm nëpërmjet bisedave të thelluara me pjesëtarë të ekipit, sipërmarrësin apo liderin, dhe në fokus vendoset edhe një perspektivë eksperti. Nëpërmjet këtyre bisedave, eksplorojmë historinë dhe qasjen që nga fillimi: organizimin e brendshëm, kulturën e punës, vlerësimin e talentit, përdorimin e teknologjisë, modelin e biznesit, rritjen dhe shkallëzimin, sfidat dhe mundësitë, gabimet dhe mësimet  duke përcjellë mesazhe të fuqishme për audiencën. Programi përfshin edhe një këndvështrim eksperti apo profesionisti, i cili shfaqet si këshillues ose analist i industrisë. Këta ekspertë përzgjidhen nga bashkëpunëtorët e kompanisë ose nga organizata dhe institucione që monitorojnë tregun e punës, zhvillimet në industri dhe profesionet e së ardhmes. Ata ndajnë perspektivat e tyre bazuar në përvojë konkrete dhe në të dhëna reale të tregut.

Think Big: një udhëtim në zemrën e ëndrrave sipërmarrëse shqiptare

Think Big zgjedh gjithmonë një rrugë tjetër: rrugën e historive që frymëzojnë. Me dy sezone që kanë prekur zemrat dhe mendjet e ndjekësve të tij, ky program rikthehet për të tretën herë, më i thelluar, më njerëzor dhe më afër realitetit se kurrë më parë. Ky nuk është thjesht një emision. Është një takim i sinqertë me njerëzit që kanë ndërtuar diçka nga hiçi. Një dritare nga ku shohim jo vetëm produktin përfundimtar, por gjithë procesin, mundin dhe pasionin që fshihet pas tij. Moderatorët nuk flasin nga një studio, ai ecën, hyn në zyrat ku merren vendime të mëdha, ndjek linjat e prodhimit, ulet në tavolina ku ndahen ide të guximshme, sheh sytë e njerëzve që besojnë te ajo që bëjnë. Në çdo episod, kamera ndalet aty ku zakonisht nuk shkon. Në duart e punonjësve, në tryezat ku hartohen strategjitë, në makineritë që japin jetë produkteve që konsumojmë çdo ditë. Por ajo që i jep programit zemrën e tij janë bisedat e ngrohta me sipërmarrësit dhe liderët  të cilët ndajnë fillimet, rrugëtimin, gabimet, fitoret dhe më e rëndësishmja: mësimet që duhen dëgjuar.

Çdo histori është një ftesë për të menduar ndryshe. Një mundësi për t’i parë sfidat jo si pengesa, por si pikënisje të reja. Një mënyrë për t’u lidhur me sektorë që po formësojnë të ardhmen: nga inovacioni dhe teknologjia, te prodhimi, turizmi, ecommerce apo shërbimet profesionale.

Në këtë sezon të tretë, Think Big shkon më tej. Na njeh jo vetëm me njerëzit në krye, por edhe me ata që mbajnë ritmin e përditshëm të kompanive në funksion  punonjësit, krijuesit, zbatuesit. Dhe për të përforcuar kuptimin dhe ndikimin e secilit episod, programi sjell edhe zërin e ekspertëve: njerëz që analizojnë nga lart, tregojnë tendencat, sfidat dhe drejtimet që po merr tregu i punës e i biznesit në Shqipëri. Think Big nuk jep receta. Ai thjesht tregon rrugë  të vështira, të vërteta, shpesh të paparashikueshme, por gjithmonë të mbushura me pasion dhe qëllim.

Sezoni i tretë do të transmetohet në kanalin zyrtar të YouTube të Business Magazine Albania.

Një ftesë për të gjithë ata që duan të mësojnë, të frymëzohen, dhe të kuptojnë më mirë çfarë do të thotë të ndërtosh diçka me vlerë në Shqipëri.

Cili mendoni se do të jetë personazhi i parë i këtij sezoni?

Deri më tani, kemi transmetuar 2 Sezone, të cilat janë mirëpritur nga audiencat në internet. Shihni më poshtë:

ThinkBig 2

Episode 1 – ThinkBig me Vasil Naçi

Episode 2 – Fuqia e Inovacionit ne Banke

Episode 3 – ThinkBig me Sivig (Sigma Viena Insurance Group)

Episode 4 – ThinkBig me CardoAI

Episode 5 – ThinkBig per Turizmin me Vasil Bedinaj (Regina Group)

Episode 6 – EasyPay sjell sfidat dhe sukseset ne ThinkBig

ThinkBig 1

Episode 6 – Mendo Përtej të Zakonshmes me Xheni Gjikuria & Xhonatan Islamaj

Episode 5 – Bëj Diferencën – Episodi 5-të me Altin Prengën (Mrizi i Zanave)

Episode 4 – Gjej Vetëmotivimin – Episodi 4-të me Ejup Ahmeti 

Episode 3 – Puno për ëndrrën tënde – Episodi 3-të me Albi Zhulalin

Episode 2 – Guxo për më shumë! – Episodi 2 “Think Big” me Sara Karaj

Episode 1 – Ndiq Pasionin – Episodi 1 “Think Big” me Valbona Begollin

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0