Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor ka dhënë efekte mëse të dukshme në treg.
Një euro u këmbye të premten me gati 128 lekë, duke shënuar një vlerësim rekord ndaj monedhës vendase në vetëm një ditë. Vlerësimi ditor, sipas të dhënave të kursit të këmbimit ishte mbi 2.3 lekë
Që ditën kur u lajmërua se Banka do të blinte euro në tregun valutor, vlerësimi i euros është mbi 3.4 lekë.
Ju mund të lexoni edhe: Banka e Shqipërisë vendos të blejë valutë për të frenuar zhvlerësimin e euros. Norma bazë e interesit ulet në 1%
Ju mund të lexoni edhe: Prodhuesit të shqetësuar për zhvlerësimin e euros
Në prag të fundjavës, vlerësim të theksuar pati edhe dollari amerikan. Një dollar u këmbye me rreth 108.4 lekë, ose 2.5 lekë më shumë se një ditë më parë.
Ndërhyrja e Bankës, përveç efektit fizik (ulje të vëllimit të euros apo dollarit në qarkullim), ndërpreu gjithashtu edhe efektin psikologjik të tërheqjes së depozitave në euro, për t’i këmbyer në lekë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.