Rikthehen studentët në auditore. Nis viti i ri akademik - Business Magazine Albania

Rikthehen studentët në auditore. Nis viti i ri akademik

auditore

Ditën e sotme ka nisur viti i ri akademik, i cili gjen studentët në auditore. Këtë vit mësimi do të jetë me prani fizike në auditore me kushtin që studentët të jenë të vasksinuar ose të paraqesin nëpër universitete një test negative anti-covid. Pas shumë vështirësive të shkaktuara nga COVID-19 dhe pandemia studentët nuk do të vazhdojnë më mësimin online, por kthehen në auditor për të vijuar mësimin normalisht.

Vendimmarrja është e Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit, të cilat kanë vendosur në dispozicion të strukturave universitare qendra vaksinimi në çdo fakultet, me qëllim që programi i vaksinimit të ecë në mënyrë normale. Pikat e vaksinimit do të qëndrojnë hapur edhe në javën e parë të nisjes së vitit akademik.

Lexoni: Ministrja Kushi: Nga nesër nis mësimi pa turne, me orë të plota

Studentët e pavaksinuar duhet të paraqesin testin negativ ose një certifikatë që kanë kaluar COVID-19, ose një vërtetim nga mjeku i familjes për pamundësinë e kryerjes së vaksinës.

Një ditë më parë, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, e cilësoi këtë vendim të vështirë, por të domosdoshëm, duke apeluar studentët për përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale për të vazhduar procesin e vaksinimit dhe zbatimin e masave të tjera mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për ndërgjegjësimin e të rinjve që të vaksinohen, jo të gjithë janë të bindur për efektivitetin e saj, edhe pse e dinë rrezikun për humbjen e vitit akademik ata shpresojnë në ndryshimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë që vaksina të mos jetë e detyrueshme për të zhvilluar mësim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0