Rikthehen dy folës të njohur në AllWeb: Matt Desmier dhe Ivan Brezak Brkan - Business Magazine Albania

Rikthehen dy folës të njohur në AllWeb: Matt Desmier dhe Ivan Brezak Brkan

Dy folës të suksesshëm, jo vetëm në vetëm në skenën shqiptare të AllWeb por edhe nëpër botë rikthehen në konferencën AllWeb që do të mbahet në 7 nëntor në Tiranë. Ata janë Matt Desmier dhe Ivan Brezak Brkan. Për ju që nuk i keni takuar më parë dhe nuk doni të humbisni këtë mundësi, ja çfarë sjellin ata në AllWeb Digital, edicioni 7. 

Matt Desmier

Pavarësisht nëse punon për veten, apo për të tjerë, produkti i Matt Desmier ka qenë gjithmonë i njëjtë: u ofron agjencive, bizneseve dhe kompanive të mëdha qartësi, njohuri dhe frymëzim.

Aktualisht, kjo shprehet përmes qasjes në morinë e talenteve brenda Universitetit të Bournemouth (dhe ka shumë prej tyre) për të nxitur rritjen ekonomike në një gamë të gjerë industrish.

“Keni nevojë për një pozicion të ri marketingu? Doni të zbuloni disa njohuri? Po mendoni të zhvilloni produkte dhe shërbime të reja? Po nisni një qasje të bazuar në përmbajtje dhe doni të dini nga të filloni… Unë jam njeriu juaj”, – shprehet Desmier në profilin e tij në LinkedIn.

Mendoni për atë mentorin e besueshëm. Atë që di shumë gjëra dhe njeh shumë njerëz. Atë mentor që është i mençur përtej viteve të tij dhe personin për të cilin e dini se gjithmonë do të ketë përgjigjen e duhur.

Nëpërmjet bisedave, veprimeve interaktive dhe eventeve në shkallë të gjerë, ai do t’ju ndihmojë të rrisni biznesin, markën ose agjencinë tuaj.
Mund të ketë shumë njerëz të tjerë të zgjuar që flasin rreth gjërave që ai nuk flet, organizojnë aktivitete të ndryshme dhe ndihmojnë në zhvillimin e eventeve më të mëdha dhe më të mira. Por ai:

  • Themeloi Silicon Beach, një nga festivalet kryesore të ideve dhe inovacionit në Mbretërinë e Bashkuar;
  • Bashkëthemeloi Open Sauce, një seri eventesh dhe revistash për biznese ambicioze, guximtare dhe kurioze.
  • Më parë drejtonte një inkubator të suksesshëm, duke lançuar 75 biznese për 5 vjet me një shkallë mbijetese prej 95%;
  • Në vitin 2018 u rendit në listën DIMA e 50 Advocates për Barazi.
  • Në vitin 2016 u emërua në listën Maserati 100 të sipërmarrësve socialë nga Qendra për Sipërmarrës
  • Në vitin 2015 u emërua si Kapioni i 10-të Digjital nga Shoqata Britanike e Mediave Interaktive
  • Në vitin 2015 ishte Runner-Up në Digital Leaders’ SME Digital Leader of the Year
  • Flet rregullisht mbi tema si markimi, inovacioni dhe E Ardhmja e…, duke folur në SHBA, Greqi, Australi, Malin e Zi, Maqedoni e Veriut, Kuala Lumpur dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar;

Fushat e tij të ekspertizës janë marketingu, inovacioni dhe krijimtaria.
Aftësitë e tij të veçanta janë qartësia, empatia dhe komunikimi.
Ai është shumë i mirë në biseda dhe di të qeshë shumë.

Ju mund të blini biletën tuaj Këtu!

Ivan Brezak Brkan

Ivan është themeluesi dhe redaktori i Netokracija,  quajtur ndryshe edhe si “Techcrunch i Ballkanit”, të cilin e themeloi në moshën 22 vjeçare. Forbes e ka quajtur atë “Aristokrati i internetit” në numrin e saj të veçantë për “generatën digjitale që nuk i intereson për kufij”. Si konsulent për përmbajtjen digjitale, Ivan ka ndihmuar marka si Mastercard, A1, Microsoft dhe banka Raiffeisen me marketingun e përmbajtjes dhe Employer Branding.

Me Netokracija, Ivan gjithashtu themeloi disa nga eventet më të respektuara teknologjike/biznesore në rajon: OMGcommerce, si konferenca më e madhe e tregtisë elektronike në Evropën Juglindore dhe RockPaperStartups, si konferenca më e mirë për startupet rajonale. Para kësaj, ai bashkëorganizoi konferencën e parë të startup-eve në Kroaci, Web.start, si dhe Barcamp-in e parë në vend. Në mënyrë private, Ivan organizoi #TweetupZg, mbledhjen më të madhe të përdoruesve të Tweetup në Kroaci.

Para të gjithave këtyre, Ivan ishte gazetar që shkruante për revistat më të mira kroate të teknologjisë dhe biznesit si Bug, Mreža, Plan B dhe Lider. Ndërsa ishte freelancer, Ivan ishte shkrimtari kryesor për Freelance Switch, revista më e madhe për freelancerët në botë.

Nxitoni të blini biletën tuaj për AllWeb Këtu!

Për ata që nuk e njohin, AllWeb organizohet brenda një dite të vetme, nga ora 09:00 – 18:00. Ajo sjell bashkë folës të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, të shpejta, mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe përfshijnë panele që diskutojnë komunikimet digjitale të tanishme dhe zgjidhjet inovatore për të ardhmen.Që nga viti 2012, më shumë se 200 prezantues nga kompani ndërkombëtare si:Google, Kompania Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald’s, The Drum, Raiffeisen Bank, Microsoft, Escape Studio, Grupi Agna, Manifest Social, Vodafone, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Digitalizuj.me etj. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0