Rezervat e karburantit nën administrim publik. Pritet rritje e mëtejshme e çmimit - Business Magazine Albania

Rezervat e karburantit nën administrim publik. Pritet rritje e mëtejshme e çmimit


 

Me planin e qeverisë për të krijuar një agjensi të posaçme për menaxhimin e rezervave të naftës, pritet që kostot dhe rrjedhimisht edhe çmimi i naftës në vend të jetë më i lartë. Nafta është edhe aktualisht produkti më i taksuar në vend, ku më shumë se gjysma e çmimit të tij përbëhet nga taksa dhe tarifa.

Një projektigj i paraqitur në Kuvend parashikon krijimin e rezervave të detyrueshme të sigurisë, rezerva që aktualisht mbahen nga kompanitë e tregtimit të naftës.

Nafta rezervë pritet të blihet dhe të menaxhohet nga Agjensia Shtetërore e Rezervave. Ngritja e Agjencisë dhe kostot e saj të mirëmbajtjes parashikohet të rrisin qoftë edhe lehtësisht çmimin e karburantit. Kjo edhe për faktin se kompanitë tregtare të karburantit nuk parashikojnë të kenë ndonjë ulje të mundshme të kostos dhe çmimit pasi t’u hiqet detyrimi për të mbajtur rezerva.

Lexo: Taksa e re mbi karburantet do të rëndojë mbi konsumatorët

Sipas ligjit aktual në fuqi, rezervat i mbajnë kompanitë tregtare, të cilat gjithsesi kanë raportuar si të tilla anijet në port, apo në mbërritje në port, ndërsa me Agjensinë, rezervat pritet të jenë stok fizik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0