Nga kurioz në ekspert për 3 sekonda, YouTube sjell lens në shorts - Business Magazine Albania

Revolucioni vizual, tani mund të kërkosh çfarëdo që sheh në një short në Youtube

~3 minuta lexim

Imagjino të shohësh një video të shkurtër në YouTube, një Shorts që të rrëmben me pamje nga një qytet misterioz, një kafshë e rrallë apo një veshje që të bën të pyesësh: “Ku është kjo?”, “Çfarë lule është kjo?”, “Ku ta blej këtë fustan?”. Tani, nuk do të mbetesh më me kureshtje: YouTube ka vendosur të bëjë ekranin tënd më inteligjent!

Me funksionin më të ri Lens për Shorts, YouTube kombinon magjinë vizuale me fuqinë e kërkimit. Në vend që të komentosh “anyone knows where this is?” poshtë një videoje, tani mund ta kërkosh menjëherë me një klikim.

Lexo gjithashtu: A duhet t’i lëmë punonjësit të flenë gjatë orarit të punës? Po, dhe ja pse kjo është një ide e zgjuar biznesi

Si funksionon?

Në aplikacionin e YouTube për celular, kur shikon një Short, mjafton ta ndalosh për një moment, të klikosh butonin Lens që do të shfaqet në menynë e sipërme, dhe pastaj mund të:
rrethosh,
theksohsh ose
prekësh objektin që të intereson në ekran.

YouTube do të të japë rezultate vizuale të menjëhershme dhe informacion përkatës. Më e bukura? Mund të kthehesh direkt te videoja që po shihje, pa humbur asgjë!

Ky funksion vjen në linjë me zgjerimin e përdorimit të Google Lens, i cili tashmë kërkon edhe përmes videove dhe ndihmon për të bërë blerje më të zgjuara në dyqane. Por ajo që e bën këtë risi të veçantë, është fakti që ajo nuk përdor teknologji për njohjen biometrike të fytyrave, kështu, privatësia mbetet një prioritet.

Gjatë fazës së testimit, Lens në Shorts nuk do të tregojë reklama, dhe gjithashtu nuk do të funksionojë në videot që kanë lidhje affiliate për blerje, një vendim që tregon se YouTube dëshiron ta testojë fillimisht vlerën edukative dhe teknologjike të kësaj risi, përpara komercializimit.

The verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karriera jote është një ndërtim, jo një garë.”
— Seth Godin
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0