Teknologjia izraelite në fushën e bujqësisë po shihet me interes nga sipërmarrësit në Shqipëri. Në panairin e zhvilluar në fund të muajit qershor (24-27) sipërmarrës shqiptarë në fushën e bujqësisë morën pjesë, për t’u njohur me zhvillimet e reja në këtë fushë. Bashkëpronari i Doni Fruits në Shqipëri Burim Ahmeti, e ka cilësuar këtë vizitë si një eksperiencë të jashtëzakonshme.
Ai ka theksuar se, “ndjekja nga afër e revolucionit teknologjik të Izraelit në bujqësi, është një përvojë e jashtëzakonshme. Kjo na ndihmon të përfitojmë njohuri për prodhim, trajtim qëndrueshmëri të produkteve. E gjithë kjo njohuri na mundëson të jemi në hap me kohën dhe të kemi një bashkëpunim të mirë me tregjet europiane”.
Lexo CropX, startup-i në bujqësi që ka marrë përmasa ndërkombëtare
Shqipëria ishte një nga 40 vendet pjesëmarrëse në panairin “Agrisrael 4.0”. Ndërsa po flasim për revolucionin e katërt në teknologji, Izraeli po synon që po këtë revolucion ta pasqyrojë në bujqësi. Një revolucion i tillë në bujqësi nënkupton që t’u mundësohet njerëzve në mbarë botën të përballojnë prodhimin, qëndrueshmërinë dhe sfidat e tjera duke përdorur më pak burime, sipas modelit izraelit.
Doni Fruits është kompania më e madhe e eksportit bujqësor nga Shqipëria. Ajo eksporton në 23 vende në Europë fruta dhe perime të prodhuara në fermat shqiptare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.