Sa herë afrohet sezoni i verës, një emocion i përbashkët zgjohet në zemrat e të gjithë shqiptarëve – pritja e kthimit të të afërmve nga diaspora. Në aeroport, në terminale autobuzësh, në rrugicat e fshatrave dhe lagjet e qyteteve, prindër, motra, vëllezër dhe fëmijë presin me mall dhe padurim të përqafojnë të dashurit që kanë munguar për muaj apo vite të tëra.
Sot, rreth 1.4 milionë shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kryesisht në Greqi, Itali, Gjermani dhe SHBA. Për shumë prej tyre, vera është koha e kthimit në vendlindje – për të kaluar pushimet në atdheun që u është dashur ta lënë pas për një të ardhme më të mirë! Kthimi i tyre nuk sjell vetëm gëzim dhe momente të bukura me familjen, por edhe një ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik, sidomos përmes remitancave që ata dërgojnë gjatë gjithë vitit – e më shumë akoma gjatë muajve të verës. Remitancat nga emigrantët shqiptarë vijojnë të luajnë një rol thelbësor në mbështetjen e familjeve dhe ekonomisë shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024, vlera e remitancave arriti një rekord historik prej 1.045 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 116 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Vetëm në tremujorin e fundit të vitit, emigrantët shqiptarë dërguan rreth 272 milionë euro, një rritje prej 8% në bazë vjetore. Remitancat nuk përbëjnë vetëm ndihmë direkte për ekonominë familjare – në rreth 1 në 4 familje shqiptare ato përbëjnë një burim të rregullt të të ardhurave – por ndikojnë edhe në ekonominë e përgjithshme të vendit tonë. Gjatë periudhave sezonale, si vera dhe fundviti, remitancat rriten ndjeshëm. Këto periudha shoqërohen me kthimin e emigrantëve në atdhe, duke sjellë rritje jo vetëm në transfertat monetare, por edhe në konsumin dhe aktivitetin ekonomik të brendshëm.
Lexo edhe:Easy Pay, kompania e parë që sjell një zgjidhje pagese të integruar me Open Banking
EasyPay dhe Ria – Misioni i përbashkët për të afruar shqiptarët
Në këtë peizazh të rëndësishëm financiar, EasyPay dhe Ria Money Transfer luajnë një rol kyç si mekanizma që lehtësojnë dhe forcojnë këtë rrjedhë të qëndrueshme të remitancave. Të pranishëm në Shqipëri prej më shumë se një dekade, këta dy partnerë strategjikë kanë ngritur një rrjet të gjerë shpërndarjeje, me mbi 550 pika EasyPay – Ria në të gjithë vendin, për t’i ardhur sa më afër çdo shqiptari që ka nevojë të tërheqë apo dërgojë para. Ndërkohë, Ria ka mijëra pika të tjera në të gjithë botën, përfshirë zonat ku diaspora shqiptare është më e përqendruar, si Greqia, Italia, Gjermania, Anglia apo SHBA – duke e bërë më të thjeshtë dhe më të sigurt procesin e dërgimit të parave drejt Shqipërisë.
Këtë verë: Më afër, më lirë
Në qendër të misionit të Ria Money Transfer qëndron familja. Ria synon të krijojë dhe forcojë afërsinë mes pjesëtarëve të familjes që, për arsye të ndryshme, janë detyruar të jetojnë larg njëri-tjetrit. Për këtë arsye, çdo korridor i Ria-s është projektuar me qëllimin për të qenë sa më pranë njerëzve, jo vetëm fizikisht, por edhe financiarisht – përmes ofertave që aktivizohen gjatë periudhave të ndryshme të vitit, në funksion të nevojave të komuniteteve emigrante, përfshirë edhe atë shqiptare.
Në kuadër të sezonit veror, EasyPay dhe Ria prezantojnë një ofertë të veçantë për klientët e rinj, duke i ardhur në ndihmë shqiptarëve kudo që ndodhen:
- Çdo klient i ri që dërgon para nga Shqipëria drejt çdo vendi tjetër, përfiton transaksionin e parë me 50% ulje në komision.
- Gjithashtu, çdo klient i ri që dërgon para nga Greqia apo Italia drejt Shqipërisë, përfiton të njëjtën zbritje prej 50% në tarifën e parë të transfertës.
Kjo nismë synon të inkurajojë përdorimin e kanaleve të sigurta, të formalizuara dhe të monitoruara, duke garantuar jo vetëm efikasitet dhe transparencë, por edhe kursim të ndjeshëm për përdoruesit në një kohë kur çdo euro ka rëndësi
Të jesh afër, edhe kur je larg
Remitancat janë shumë më tepër sesa para – ato janë shprehje dashurie, kujdesi dhe përgjegjësie. Ato janë ura që lidhin shqiptarët jashtë vendit me rrënjët e tyre. Prandaj, edhe nëse këtë verë nuk mund të jeni fizikisht pranë të dashurve tuaj, dashuria për ta nuk do të mungojë.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.