Reklama ikonike e Coca-Cola "Holidays Are Coming" tani është krijuar nga AI - Business Magazine Albania

Reklama ikonike e Coca-Cola “Holidays Are Coming” tani është krijuar nga AI

Reklama ikonike e Coca-Cola "Holidays Are Coming" tani është krijuar nga AI

Reklama e Coca-Cola për sezonin e pushimeve 2024 në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur. Reklama e njohur “Holidays Are Coming” është rikrijuar duke përdorur AI. CMO i Coca-Cola, Javier Meza, tha: “Ne duam ta sjellim ‘Holidays Are Coming’ në kohët e sotme.”

Këtë herë, Coca-Cola ka rikrijuar reklamën e vitit 1995 duke përdorur teknologjinë e AI. Reklama tregon kamionin  përmes një peizazhi me dëborë dhe arrin në një qytet, ku Babagjyshi shpërndan Coca-Cola Zero Sugar. Javier Meza, CMO i Coca-Cola për Europën, tha: “Nuk filluam duke thënë: ‘OK, duam ta bëjmë këtë me AI’. Udhëzimi ishte të sillnim ‘Holidays Are Coming’ në të tashmen dhe pastaj eksploruam AI-në si një zgjidhje.” Në këtë version të ri, Coca-Cola ka hequr plotësisht fytyrën e babagjyshit. Ende nuk dihet nëse kjo është qëllimisht apo për shkak të frikës që mund të shkaktonte imazhi i AI. Meza shtoi se Coca-Cola e testoi reklamën me konsumatorët para se ta publikonte dhe ata e “dashuruan” atë.

Lexo edhe:Përtej Barbie: Industria e lodrave nuk është më vetëm për fëmijët, thotë Mattel!

Reklama u krijua me Real Magic AI, një teknologji që Coca-Cola ka zhvilluar në bashkëpunim me Bain & Company dhe OpenAI. Ky model kombinon mundësitë e GPT-4 të OpenAI dhe Dall-E, duke mësuar nga asetet krijuese të krijuara gjatë 138 vjetëve të historisë së Coca-Cola.

Mund të shihni reklamën këtu.

‘Create Real Magic’ e vitit të kaluar ftoi artistët digjitalë të përdornin model AI për të krijuar reklama për markën. Askush nuk e priste që Coca-Cola të përdorte këtë teknologji për një reklamë televizive, por tani kompania dëshiron të tregojë se po evoluon me kohët.

AI mund të jetë shumë i dobishëm dhe shpesh magjik, por shumë njerëz, besojnë se disa gjëra, si reklama e ngrohtë dhe magjike e pushimeve e Coca-Cola, duhet të mbeten të paprekura nga teknologjia.

TECHRADAR

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0