Reiki, teknika japoneze e ekuilibrimit të energjisë për herë të parë në Shqipëri nga një Master Reiki Ndërkombëtar, ofrohet në Hotel Adriatik. Maria Cristina Marchesi, është një zonjë italiane, e diplomuar si Doktoreshë në Naturopati, në institutin Riza në Milano dhe Master Reiki me 20 vite eksperiencë në teknikat aziatike të mirëqenies. Një prej më të rëndësishmëve është ajo e Reikit. Koncepti më inovativ në shtetet më të zhvilluara të botës, koncepti i një Wellness Clinic në një Hotel në breg të detit, Wellness Treatments for Mind and Body dhe Daily Wellness Programs, ofrohen tashmë për herë të parë në Shqipëri në Hotelin Ikonik me 5 yje Hotel ADRIATIK PREMIER COLLECTION BY BEST WESTERN, pjesë e zinxhirit amerikan Best Western.
Këto shërbime unike relaksi, meditimi dhe rritjeje energjitike, ofrohen nga Doktoresha Maria Cristina Marchesi, në mjediset e “Queen Teuta Spa” të Hotel Adriatik. Studimet universitare fillimisht Maria Cristina i ka zhvilluar në fushën e sociologjisë. Por, dëshira për të bërë diçka për njerëzit dhe interesi për të rritur shëndetshëm 4 fëmijët e saj e ka nxitur të studiojë teknikat natyrale të përkujdesjes dhe t’i aplikojë ato. Vetëm mësimet në teknikën e Reikit i kanë marrë asaj 6 vite dhe është një rrugëtim i pandalshëm, siç tregon ajo. “Gjithmonë kam eksperimentuar për trajtimin e fëmijëve në mënyrë sa më natyrale. E ndieja që bëjnë mirë teknikat e gjyshes, pasi ishin metoda që jepnin efekt kurues dhe nuk kishin efekte anësore”. Pas sociologjisë, vijon studimet për 4 vite në naturopati në Milano. Një shkollë, ku studion personin në tërësinë e tij. Një fushë që të jep më shumë mundësinë e përkujdesjes dhe shmangies së sëmundjes”, thotë ajo.
Të gjitha teknikat e mirqënies dhe përkujdesja paraprake shihen si një mjekësi preventive. “Kur bëjmë teknikat e relaksimit Reiki, synojmë të mbahet gjithnjë i ekuilibruar qarkullimi energjitik”. Maria Cristina shpjegon se, ne kemi edhe qarkullimin energjitik, ashtu si atë të gjakut, apo sistemin limfatik. Ndryshimi është se energjia nuk shihet”. Këmbanat tibetiane përdoren për masazhe zanore. Ajo do të donte që mjekët të bashkëpunojnë me naturopatët, për të rritur mundësinë e aplikimit të mjekësisë preventive. Maria Cristina, ndër vite ka studiuar teknika të ndryshme për mirëqenien dhe në bazë të një prej këtyre teknikave ajo tregon se, hartat e trupit tonë gjenden te sytë, në fytyrë, në çdo pjesë të trupit. Projektet e saj janë të shumta, por së fundi ato janë fokusuar tek një gamë shërbimesh në Hotel Adriatik. Mes Reikit, teknikave të relaksimit dhe meditimeve të ndryshme, qëndrimi në një prej hoteleve të bregdetit të Durrësit, do të jetë shumë më i pasur dhe relaksues.
Duhet të dimë që ka pushues që pikërisht për këto teknika, relaksi dhe mësime meditimi, udhëtojnë deri në brigjet aziatike apo Amerikë. Por, le të kthehemi te Maria Cristina, e cila është e apasionuar me profesionin e saj dhe me Shqipërinë, aq sa ka blerë një shtëpi në Vlorë. Ajo tregon se, pikë së pari, Reiki, teknika e lindur në Japoni, i ka ndryshuar jetën vetë asaj. Teknika orientale e kalimit të energjisë konsiston në vendosjen e duarve në trup, për të ekuilibruar energjinë. Në rastin e energjisë së bllokuar në pjesë të ndryshme të trupit, na shfaqen shqetësime, sëmundje.
Sipas saj, “meditimi dhe teknikat e relaksimit duhet të futen në shkolla. Fëmijëve u mësohet të mos qajnë se duken të vegjël, duhet të jenë të kujdesshëm këtu dhe atje, duke i bërë shumë të tensionuar”. Ajo thekson se, tensioni, inati dhe mërzia të sëmurin. Në një kuptim, frenimi i emocioneve të shtyn drejt mbipeshës, problemeve me lëkurën, etj. Krahas duarve, në teknikën e Reikit përdoren kristalet. Ky është një trajtim individual që bëhet në bazë edhe të nevojave të personit. Sipas saj, teknika e Reikit bëhet në forma të ndryshme edhe kur një person prezantohet disa herë. Pra, varet pikërisht nga shqetësimet, ngarkesat dhe bllokimet e energjisë së personit. Gjatë pandemisë, ajo krijoi bashkë me vajzën linjën e saj të prodhimeve kozmetike bio dhe na demonstron disa prej tyre. 3 nga 4 fëmijët e saj janë fokusuar në fushën e mjekësisë dhe mirëqenies së shëndetit. Ajo ka në Itali një qendër estetiko-holistike me një prej vajzave të saj, ndërsa vajza tjetër është farmaciste.
Lexo: Kledis Rexho, violinisti që do të bashkojë artin me turizmin përmes “Violinën e paqes”
Tashmë ajo punon në të vetmin hotel në Shqipëri, me këto shërbime 360 gradë në fushën e Wellness (mirëqenies) në Hotel Adriatik. Ndërsa qëndroni në Hotel, krahas trajtimit Reiki, me Doktoreshë Maria Cristinën mund të konsultoni individualisht dhe të personalizoni trajtimin tuaj specifik, të kryeni intolerancën ushqimore në bazë të grupit të gjakut, meditime, teknika relaksimi dhe pilates, si në grup edhe individuale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.