Reid Hoffman: AI nuk do të zhdukë vendet e punës, do t’i transformojë ato! - Business Magazine Albania

Reid Hoffman: AI nuk do të zhdukë vendet e punës, do t’i transformojë ato!

Shqetësimi se inteligjenca artificiale (AI) do të zëvendësojë vendet e punës, sidomos në pozicionet “white-collar”, po rritet mes profesionistëve në të gjithë botën. Por sipas Reid Hoffman, bashkëthemelues i LinkedIn, frika nga një “largim” masiv në tregun e punës është tepruar. Ai thekson se, megjithëse AI do të sjellë ndryshime të mëdha, nuk do të shohim zhdukje masive të profesioneve, por një transformim progresiv.

Këto komente Hoffman i bëri si reagim ndaj deklaratës së Dario Amodei, CEO i kompanisë Anthropic, gjatë një interviste për Fast Company. Amodei kishte deklaruar për Axios se AI mund të sjellë një transformim dramatik të punës “white-collar”. Ndërsa Hoffman pranoi që ndryshimi është i pashmangshëm, ai hodhi poshtë idenë e një katastrofe. “Dario ka të drejtë kur thotë se gjatë një dekade apo tre, AI do të shkaktojë një set të gjerë transformimesh në tregun e punës. Dhe disa nga këto transformime do të përfshijnë zëvendësime,” tha ai. Por ai theksoi se këto zëvendësime nuk duhet të interpretohen si eliminime të plota të vendeve të punës. “Vetëm sepse një funksion i caktuar mund të zëvendësohet, nuk do të thotë që i gjithë roli do të zhduket.”

Lexo edhe:Nga çmimi tek përvoja, cili Disneyland ia vlen më shumë në 2025-ën

Për të mbështetur pikëpamjen e tij, Hoffman solli shembullin e lançimit të softuerëve të tabelave si Excel, i cili ndikoi ndjeshëm në profesionin e kontabilitetit, por nuk e eliminoi atë. Përkundrazi, sipas tij, profesioni u zgjerua dhe u pasurua. “Të gjithë parashikuan që kontabilistët do të bëheshin të panevojshëm. Por ndodhi e kundërta,  puna e tyre u zgjerua dhe u bë më e vlefshme,” u shpreh ai. Sipas Hoffman, skenari më i mundshëm për të ardhmen nuk është AI që zëvendëson njerëzit, por bashkëpunimi mes tyre. Ai parashikon një të ardhme ku “njeriu + AI” do të jetë formula suksesi. Prandaj, mjetet si GPT-4, Claude dhe Microsoft Copilot nuk duhet të shihen si zëvendësues të punonjësve, por si mjete për t’i ndihmuar ata. “Të mendosh se mund të zëvendësoj kontabilistët e mi me GPT-4 do të ishte një gabim i madh. Do të ishte katastrofike,” paralajmëroi ai.

Po ashtu, Hoffman e hodhi poshtë idenë se automatizimi përmes AI do të zhdukë tërësisht departamente të tëra. “Le të zëvendësojmë departamentin e marketingut ose shitjeve me GPT-4? Absolutisht jo,” tha ai. “Kjo nuk është aspak një gjakderdhje.” Megjithatë, ai nuk e mohon mundësinë që disa role të zëvendësohen,  veçanërisht ato që tashmë janë të reduktuara në detyra të përsëritura dhe të strukturuara, ku njerëzit janë trajnuar të sillen si robotë. “Çfarë pune ka më shumë gjasa të zëvendësohet? Ato ku kërkojmë që njerëzit të funksionojnë si makineri.” Por edhe në këto raste, Hoffman thekson se gjithçka varet nga mënyra si kompanitë vendosin ta implementojnë AI në procese. Në vend të frikës, ai nxit një qasje të zgjuar dhe bashkëpunuese. Sipas tij, fuqia e vërtetë e AI qëndron në përmirësimin e aftësive njerëzore – jo në zëvendësimin e tyre.

IT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0