Zinxhiri i dyqaneve të shitjes me pakicë REI

REI “nuk feston” të Premten e Zezë


Ndërsa zinxhiri i dyqaneve të shitjes me pakicë REI zgjedh të mbyllet të premten e fundit të Nëntorit, më shumë shitës me pakicë bojkotojnë shitjet e Ditës së Falenderimeve.

Të martën, zinxhiri i shitjeve REI deklaroi se 143 dyqanet e saj do të mbyllen gjatë ditës më të madhe të blerjeve në vit, Të Premtes së Zezë.

Kompania me vlerë 2.2 miliardë dollarë me bazë në Seattle, do të paguajë 12,000 punonjësit e saj të heqin dorë nga burimi i përvitshëm i fitimeve nga shitjet dhe të zgjedhë të dalë jashtë Të Premtes së Zezë, duke përdorur hashtagun #OptOutside, në një fushatë të sapo iniciuar nëpër rrjetet sociale.

CEO i REI-t, Jerry Stritzke inkurajon blerësit e asaj dite:”Ne mendojmë që e Premtja e Zezë ka dalë jashtë kontrollit tonë , ndaj ne kemi zgjedhur të investojmë për t’i inkurajuar njerëzit që ta kalojnë kohën bashkë gjatë sezonit festiv. Ju ftojmë të na bashkoheni me eksperiencat tona. Shpresojmë të angazhojmë miliona amerikanë dhe të galvanizojmë komunitetin e shitjeve që të që të mos marrin pjesë atë ditë.”

Reagimet nga publiku në Twitter kanë qenë tejet pozitive, më tepër se ç’pritej.
“Sakrifiko një ditë shitjesh për 365 ditë besnikëri ndaj markës,” ka postuar një përdorues në hashtagun #OptOutside. “Shpresoj që të jetë e goditur”, shkruan një tjetër.

Kush e di…mbase po godet! Nuk besoj se do të shohim ndonjëherë kompani të tilla si Walmart të sabotojnë ditën e përfitimeve kolosale. Por ndjesia e publikut ndaj ditës së shitjeve të mëdha që po shndërrohet në pesë ditë “lirë për të gjithë” duket se po ndryshon.

Sipas Federatës Kombëtare të Tregtisë me Pakicë, gjatë 2014-ës, shitjet e të Premtes së Zezë ranë me 11%, pavarësisht se shumë dyqane vendosën të hapnin dyert e tyre më herët gjatë asaj të premteje, e cila përkon me Ditën e Falenderimeve për amerikanët.

 

Për të lexuar më tepër lidhur me temën lexoni artikullin Shitjet Online: E Premtja e Zezë pritet të gjenerojë 1 miliardë pound! nga Business Magazine.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0