"Regional AI Hackathon 2025" po vjen në Shqipëri! - Business Magazine Albania

“Regional AI Hackathon 2025” po vjen në Shqipëri!

Konkursi teknologjik për Inteligjencën Artificiale “Regional AI Hackathon 2025” do të mbahet në Shqipëri në datën 14 tetor. Lajmi e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në rrjetet sociale se “Regional AI Hackathon 2025” nuk është vetëm një event, por një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale.

Rama më tej thekson se të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete. “Nga shëndetësia tek qytetet “inteligjente”, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor”, thekson kryeministri.

Postimi i plotë: 

“Regional AI Hackathon 2025” po vjen në Shqipëri

Tiranë, Pallati i Kongreseve

14 Tetor 2025

Ky nuk është thjesht një event – është një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale

Të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete

Nga shëndetësia tek qytetet “inteligjente”, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor

Projektet më të mira do të përzgjidhen për AI Bootcamp, (14 Tetor 2025) & Hackathon (Nëntor 2025) për të zhvilluar prototipet dhe për t’i prezantuar për financim dhe mbështetje!

Mos e humbisni këtë mundësi unike. Aplikimet mbyllen më 3 Tetor!

 

Apliko këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0