“Refresh IT” konferenca e Microsoft me 28 Mars kushtuar profesionisteve dhe drejtuesve te biznesit  

“Refresh IT”, konferenca e Microsoft kushtuar profesionistëve dhe drejtuesve të biznesit  


 

Përballë kësaj sfide, Microsoft Albania do të zhvillojë më 28 Mars në Tirana Business Park konferencën “Refresh IT”. Ky është eventi më i madh i Microsoft drejtuar komunitetit të IT në vendin tonë me folës ekspertë të Microsoft me shumë eksperiencë në rajon, fokusuar mbi New Modern Workplace, Cybersecurity, Information and identity management, New GDPR (General Data Protection Regulation), Data analytics and Artificial Intelligence, Azure & Hybrid Cloud, Datacenter management, etj.

Konferenca një-ditore u kushtohet CIO & CSO, IT managers, IT experts & developers. Ju mund të regjistroheni këtu.

Qëllimi është që çdo biznes t’i përgjigjet kërkesës në rritje të klientëve për produkte dhe shërbime të thjeshta, të personalizuara si dhe për të përballuar një konkurencë gjithnjë e në rritje në realitetin e ri dixhital.

“I gjithë ky intensitet i lartë ndryshimesh e vendos departamentin e IT në një pozicion tepër strategjik për biznesin, gjë e cila në të njëjtën kohë shtron dhe nevojën imediate që IT t’i orientojë kapacitetet drejt aplikimit të zgjidhjeve të avancuara, inovatore, të thjeshta, të sigurta, pra të largohet nga implementimi dhe mirëmbajtja e teknologjisë”, thonë ekspertët e Microsoft Albania.

Çdo sipërmarrës është i ndërgjegjshëm për presionin në rritje drejt IT për mobilitet, akses nga kudo dhe në çdo pajisje. Në të njëjtën kohë është e nevojshme rritja e sigurisë së informacionit, mundësia e analizimit më të detajuar të të dhënave rreth klientëve për të ofruar shërbime të personalizuara.

E gjithë kjo do të kërkonte aplikimin e metodave të avancuara të analizës si machine learning apo artificial intelligence, apo metoda të thjeshta dhe të sigurta të ndarjes së informacionit me palët e treat: një element tjetër i rëndësishëm është trajtimi i kërkesave të reja të legjislacionit mbi privatësinë (Rregullorja e re në EU – GDPR).

Për të realizuar të gjitha këto, bëhet tepër e vështirë ose e pamundur në rrethanat kur IT në shumicën e bizneseve shqiptare operon me burime njerëzore të limituara.

Për të ndihmuar persona dhe organizata në planet e tyre që të arrijnë më shumë, Microsoft thekson se ka investuar në ndërtimin e produkteve dhe zgjidhjeve për të realizuar objektivat.

Ndaj, organizimi i kësaj konference ka në fokus ofrimin e zgjidhjeve teknologjike që Microsoft ofron aktualisht dhe që mund të adresojnë nevojat e IT dhe të biznesit. Ju mund të regjistroheni këtu.

Për të gjithë pjesëmarrësit, pritet të shpaloset një panoramë e zgjeruar e platformave dhe zgjidhjeve Microsoft, të cilat afrojnë zgjidhje inovatore që do të ndihmonin IT për zgjerimin e kapaciteteve në Hybrid Cloud, monitorimin dhe menaxhimin e sistemeve të ndryshme.

Konferenca pritet të jetë një mundësi për të mësuar më shumë rreth zgjidhjeve teknologjike më të fundit dhe për të biseduar me ekspertë të Microsoft e një rrjet të gjerë partnerësh lokalë. Objektivi është të përshpejtohet transformi pozitiv i biznesit.

Çfarë duhet të dini tjetër?

Pjesëmarrja në këtë konferencë një-ditore është falas. Çdo i regjistruar ka mundësi të anullojë regjistrimin deri më 21 Mars 2018. Eventi do të zhvillohet në gjuhën angleze. Ju mund të regjistroheni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0