Reformat ekonomike në Kinë, shkurtimi i 2 milionë vendeve të punës - Business Magazine Albania

Reformat ekonomike në Kinë, shkurtimi i 2 milionë vendeve të punës


Autoritetet kineze paralajmëruan se në kuadër të reformave ekonomike në këtë vend do të mbesin pa punë dy milionë punonjës në miniera dhe sektorin hekurudhor.

Mediat shtetërore kineze raportojnë se në kuadër të reformave me qëllim të zgjidhjes së problemeve të mbingarkesës dhe ngadalësimit të zhvillimit ekonomik, qeveria e vendit më të populluar në botë do të fillojë me largimin e punëtorëve në sektorin industrial.

Ministri i Sigurisë Sociale dhe Resurseve Njerëzore të Kinës, Yin Weimin njoftoi se masat e reja më së shumti do të prekin sektorin minerar në të cilin planifikohet largimi i 1.3 milionë punëtorëve, ndërsa pastaj sektori i prodhimit të çelikut në të cilën pa punë do të mbesin 700.000 punëtorë.

Duke mos specifikuar se në cilën periudhë kohore do të ndodhë largimi i punonjësve, ministri Yin Weimin tha se kjo është hera e parë që qeveria kineze merr këtë hap me qëllim që të zgjidh problemet ekonomike dhe se pret mirëkuptim nga opinioni.

 

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0