Reflektimi

Reflektimi


Anila Bashllari, trajnere
Disa mendojnë që të mësuarit do të thotë të marrësh informacion duke lexuar apo dëgjuar. Deri diku kanë të drejtë. Të tjerë mendojnë që të mësuarit vjen nga punët që bëjmë dhe eksperienca që fitojmë. Edhe këta kanë të drejtë deri diku. Personalisht mendoj që të mësuarit vjen nga vlerësimi dhe reflektimi mbi eksperiencat që kalojmë, me fjalë të tjera “Të mësuarit lidhet me të menduarit mbi atë çfarë bëjmë dhe përjetojmë si eksperiencë”.

Thuhet që eksperienca është mëma e dijes. Në fakt, eksperienca e vlerësuar është mëma e dijes. Dhe që të vlerësosh një eksperiencë do të thotë të mendosh se çfarë ke bërë mirë dhe çfarë jo, çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo, çfarë duhet të ishte përmirësuar etj.

Lexo: Fitues të kohës në punë

Besoj tani e kuptoni se çfarë doja të thoja me fjalitë e para të këtij artikulli.
Pse mendoj kështu? Nga eksperienca e mëparshme personale, nga puna me qindra individë, studimet e ndryshme që kam ndjekur vërehet se mbi 95% e njerëzve vrapojnë në jetë pa i kushtuar kohën e duhur një proçesi shumë të rëndësishëm dhe nga i cili mësojmë shumë: REFLEKTIMI. Dhe çfarë bëjmë në vend të tij: ose vazhdojmë të vrapojmë pa e ditur se ku shkojmë, ose heqim dorë ose pendohemi dhe fajësojmë veten për çfarë kemi bërë ose jo.

Por, nëse do të ndaleshim dhe analizonim me reflektim eksperiencat e përjetuara do të mësonim shumë, veçanërisht ato eksperienca që na stresojnë mjaftueshëm duke na nxjerrë nga “zona e rehatisë”.

Studimet tregojnë që reflektimi është një faktorë kyç dhe i rëndësishëm në rritjen e nivelit të vetëdijes si dhe të mësuarit, duke përfituar nga zbatimi i tij për një kohë të gjatë.

Lexo: “Transforming Your Life”, disa mesazhe nga Anila Bashllari

Nëse nuk reflektojmë mbi eksperiencat tona, probabiliteti për të mësuar ulet dhe veçanërisht rritet shkalla e gabimeve të përsëritura apo mundësive të humbura. Kjo është arsyeja që shpesh herë gjatë trajnimeve pjesëmarrësit përgjigjen që e dinë informacionin pasi e kanë lexuar apo dëgjuar. Dhe kur i pyes për rezultatet që kanë e kuptojnë se janë larg asaj që do të dëshironin. Kjo ndodh, pasi të kesh informacion është e pamjaftueshme. Duhet ta zbatosh dhe mbi të gjitha të reflektosh mbi eksperiencat që kalon. Kaq i fuqishëm është efekti i REFLEKTIMIT, si një nga aftësitë më të rëndësishme, për ta filluar si duhet vitin 2020…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0