Reduktimi i dëmit një hallkë themelore për të drejtën e shëndetit - Business Magazine Albania

Reduktimi i dëmit një hallkë themelore për të drejtën e shëndetit

Reduktimi i dëmit

Nga rripat e sigurimit tek alternativat ndaj pirjes së duhanit, reduktimi i dëmit është aplikimi i produkteve dhe sjelljeve më pak të dëmshme për të kufizuar efektet negative të substancave dhe mallrave të konsumit të përditshëm. Harm Reduction International e përkufizon reduktimin e dëmit si “si një metodë që fokusohet në ndryshimin pozitiv dhe punën me njerëz pa gjykim, shtrëngim (ose) diskriminim.”

Zbatimi i parimit për të rriturit që pinë duhan, reduktimi i dëmit të duhanit (THR) u siguron të rriturve “të cilët nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje të lënë duhanin,  produkte më pak të dëmshme nikotine”.

Gerry Stimson, një nbështetës i reduktimit të dëmit, vuri në dukje se të gjithë ata që punojnë për të çuar përpara këtë parim “duhet të ndërtojnë aleanca me ata që punojnë në të drejtat e njeriut, të eksplorojnë sfidat sipas legjislacionit ndërkombëtar, rajonal dhe kombëtar dhe të vendosin reduktimin e dëmit të duhanit si themelor për të drejtën për shëndet”.

Një pjesë themelore e të drejtave dhe lirive të njeriut është të jetuarit me dinjitet dhe e drejta e shëndetit. Për ata që nuk kanë qenë në gjendje të lënë duhanin, aftësia e tyre për të jetuar një jetë të shëndetshme reduktohet në mënyrë drastike.

“Nevoja për t’u kushtuar vëmendje të rriturve që pinë duhan është veçanërisht e rëndësishme nga këndvështrimi i drejtësisë sociale,” vunë në dukje 15 presidentë të kaluar të Shoqatës për Kërkime mbi Nikotinën dhe Duhanin. Të drejtat e njeriut, si dhe shëndeti publik, duhet të merren parasysh gjatë përcaktimit të politikës së shëndetit publik.

Është koha për të mirëpritur këdo që dëshiron të bëjë diçka në lidhje me situatën e duhanpirjes. Pasi në fund siç shprehet edhe Stimson “ajo që përfiton nga praktikat e reduktimit të dëmit, është shoqëria”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0