Reduktimi i dëmeve të duhanit përmes produkteve të reja alternative

Reduktimi i dëmeve të duhanit përmes produkteve të reja alternative

Tobacco Harm Reduction

Rreth 1 miliard banorë janë duhanpirës aktivë në të gjithë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë, profesionistët e mjekësisë dhe aktivistët kërkojnë vazhdimisht mënyra të ndryshme për të reduktuar dëmin, që shkakton pirja e duhanit në organizmin e njeriut. Kësaj nisme i është bashkuar edhe Philip Morris International, duke ofruar produkte alternative, që reduktojnë dëmtimin e shëndetit.

Pikërisht kjo ishte edhe tema, që u trajtua ditën e martë gjatë një paneli diskutimi online, mbi Tobacco Harm Reduction (Reduktimin e Dëmeve të Duhanit).

Paneli përbëhej nga 3 folës, të cilët ndanë me ndjekësit këndvështrime dhe fakte shkencore mbi duhanpirjen.

Gizelle Baker, Drejtoreshë e Angazhimit Shkencor në Philip Morris International, tha se PMI është duke punuar për t’i ofruar njerëzve, produkte që reduktojnë dëmtimin e shëndetit. Më tej Gizelle shtoi “Varësia ndaj duhanit është e vërtetë dhe e fuqishme. Prandaj ne po targetojmë grupet e duhura për t’i ofruar produkte alternative duhani”.

Tobacco Harm Reduction inkurajon duhanpirësit që zgjedhin të vazhdojnë konsumin e duhanit të kalojnë në përdorimin e nikotinës në një formë më pak të dëmshme. Në kushte ideale ata mund të braktisnin përdorimin e nikotinës përfundimisht.

Është e rëndësishme që varësia të kurohet gradualisht. Sipas 5 studimeve shtetërore dhe mbi 25 studimeve të pavarura, produktet IQOS, ulin nivelin e dëmeve, që shkaktohen në organizëm, karahasuar me cigaret. Në disa shtete si Japonia, pas prezantimit të IQOS, shitja e cigareve pësoi rënie. Ky është një tregues se e ardhmja pa cigare është e mundur.

Pjesë e panelit të diskutimit ishte edhe Profesor Reuven Zimlichman, drejtues i Institutit Brunner për kërkime kardiovaskulare dhe konsulent për Reduktimin e Dëmeve tek Philip Morris International.

Zimlichman shpjegoi se pirja e duhanit shkakton sëmundje kardiovaskulare dhe rrit nivelin e vdekshmërisë. Sipas një grafiku, të publikuar nga OBSH, gjatë viteve 2000, ka pasur rënie të sëmundjeve kardiovaskulare, falë metodave të reja të kurimit dhe inovacionit në mjekësi. Por gjatë dy dekadave të fundit nuk ka pasur një trend të tillë. “Vetëm gjatë viteve 2016-2018 vemë re një rënie drastike të shitjeve të cigareve. Arsyeja kryesore për këtë rënie ishte prezantimi i IQOS. Ky produkt mund të ketë ndikim pozitiv në treg dhe në reduktimin e dëmeve të shëndetit”, tha Zimlichman.

Rënia prej 20% në shitje, përkthehet në reduktim të toksinave, për njerëzit që hoqën dorë nga konsumimi i cigareve.

Profesori solli një krahasim shumë të thjeshtë: Kur njerëzit vuajnë nga diabeti, ata heqin dorë nga sheqeri. E njëjta logjikë duhet të zbatohet edhe për sëmundjet e zemrës, të shkaktuara nga pirja e duhanit.

Ndërsa panelisti i tretë ishte doktor Peter Harper, konsulent për Reduktimin e Dëmeve pranë PMI, themelues i spitalit Shën Thomas dhe shef i pavionit të onkologjisë.

Ai tha se përdoruesit e e-cigarets (cigareve elektronike) vërejnë përmirësim të shëndetit që në muajin e parë të përdorimit.

“Njerëzit nuk janë krijesa racionale, ata e dinë logjikisht që cigaret i dëmtojnë, por vazhdojnë t’i blejnë. Duke iu ofruar produktet IQOS, ne synojmë të përmirësojmë shëndetin dhe stilin e tyre të jetesës”.

Doktori theksoi se produktet e duhanit kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm dhe para hedhjes në treg, duhet të merren parasysh studime epidemiologjike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0