Reagon Shoqata e Hidrokarbureve! Shpjegon pse janë rritur çmimet e naftës - Business Magazine Albania

Reagon Shoqata e Hidrokarbureve! Shpjegon pse janë rritur çmimet e naftës

Shoqata e Hidrokarbureve

Shoqata e Hidrokarbureve ka reaguar pas rritjes së çmimeve të naftës që ka arritur rekordin e 230 lekë për litër.

Në një deklaratë për media, shoqata ka kërkuar që të mos sulmohen kompanitë e naftës në vend, por të bëhet një analizë e plotë dhe e thelluar e gjendjes aktuale të krizës së çmimeve të lëndëve të para në të gjithë botën.

Deklarata e plotë: “Në fakt, të gjitha vendet sot, ku çdo ekonomi është e integruar me njëra-tjetrën, po përballen me një inflacion në rritje e që ka pasuar një rritje të papritur e të mëtejshme, sidomos në 10 ditët e fundit, me ngjarjet e Ukrainës. Një nga sektorët e goditur më shumë është ai i energjisë në terësi, kryesuar nga karburantet dhe gazi. Për vetë specifikën e zonave ku shtrihen burimet kryesore për këtë sektor, lidhur me vendin tonë sqarojmë konsumatoret dhe të gjithë opinionin publik:

Së pari furnizimi i tregut është i garantuar për vetë përgjegjesinë e operatorëve përpara konsumatorit jo vetem me rezervat ligjore 90 ditore por dhe në vazhdim pasi operatorët e kësaj fushe që në fillimin e kësaj krize kane arritur të shkepusin furnizimin nga kompani që burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive që kanë burime nga vende të tjera, kryesisht arabe.

Së dyti, çmimet nga bazat grosiste dalin çdo ditë me bursën korente dhe marrin rritje graduale të koordinuar me rezervat që ka gjendje në pikat e karburantit me furnizimin e ri, por fatkeqësisht rritja e çmimeve në bursë javën e fundit ka qene galopante (sqarojmë se rezerva tre mujore që mbahen si mbas ligjit është gjithnjë në depo fizikisht, por çmimi kurrë nuk mund të mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet në treg për konsum).

Së treti, çmimet vërtetë kanë arritur rekord historik dhe krahasohen me krizën e viteve 70-të por kush dëshiron vërtetë të kuptojë qartë që jemi jo në një krizë, por në një luftë në zemër të eksportit botëror të karburanteve dhe siç mund të kemi akoma rritje ashtu mundet që situata dhe të qetësohet. Në afatshkurtër 3-4 muaj me shumë siguri është, se presioni do rritet mbi vendet e Opec për të hedhur në treg sasitë e munguara të Rusisë, kështu që kompanitë botërore dhe si rrjedhoje edhe ato shqiptare do gjejnë rrugë dhe marrëdhënie të reja e cila do sjellë stabilizimin e çmimeve.

Ditët e fundit, çmimi i naftës në vend ka tejkaluar shifrën 230 lekë/litër.

Lexoni: Çmimi i naftës i kalon 230 lekë/litër

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0