Raporti: Sa shqiptarë përdorin internet 4G? - Business Magazine Albania

Raporti: Sa shqiptarë përdorin internet 4G?


Ditën e djeshme Open Signal publikoi raportin me titull “Gjendja e LTE-së” për 2016-tën dhe ndryshe nga raportet e tjera këtë herë Shqipëria është pjesë e saj.

Kur kanë kaluar 15 muaj nga lançimi i shërbimeve 4G në verën e vitit të kaluar, Shqipëria është në listën e 78 vendeve të cilat Open Signal i ka përzgjedhur për rrjetin më të mirë dhe më të qëndrueshëm LTE.

Të dhënat e raportit të fundit vinë nga informacionet e grumbulluara përgjatë tre mujorit të tretë, 1 Korrik – 30 Shtator dhe për herë të parë Shqipëria është pjesë e tij.

Raporti citon se Koreja e Jugut është lider në disponueshmërinë e shërbimeve 4G për shpejtësi por titullin e merr Singapori. Globalisht vetëm 17.4 % e njerëz kanë qasje në rrjete 4G, andaj nëse ju keni atëherë jeni shumë me fat.

Shqipëria zë vendin e 46 nga 78 shtete kur bëhet fjalë mbulim me shërbime 4G me një normë penetrimi prej 61.43% të popullsisë, e cila është një vlerë mjaft e lartë vetëm një vit nga lançimi, duke lënë pas shtete si Britania, Italia, Franca, Turqia, Brazili madje edhe vendin fqinj Greqinë.

Sipas OpenSignal dhe të dhënat e grumbulluara nga aplikacioni i tyre Android dhe iOS, Shqipëria ka një shpejtësi mesatare të 4G-së 20.26 Mbps, duke u renditur përsëri në vendin e 46-të.

Këtë listë e kryeson Singapori me 45.86 Mbps, ndjekur nga Koreja e Jugut me 45.77 Mbps dhe çuditërisht vendin e tretë e zë Hungaria me 40.61 Mbps.

Në rang kombëtar, Vodafone kryeson me shpejtësinë më të lartë mesatare të shkarkimi prej 20.2 Mbps ndjekur nga Albtelecom me 19.8 Mbps dhe Telekom Albania shumë larg dy kryesuesve me 9 Mbps.

Edhe pse Kosova nuk është pjesë e raportit të LTE-së, OpenSingal shfaq detaje mjaft interesante. Është operatori Vala me shpejtësi mesatare shkarkimi 33.1 Mbps që udhëheq ndjekur nga IPKO me 23.1 Mbps.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0