Raporti për shpejtësinë e internetit në smartphone në të gjithë botën për 2017 - Business Magazine Albania

Raporti për shpejtësinë e internetit në smartphone në të gjithë botën për 2017


SHBA ka mbetur shumë mbrapa nga pjesa tjetër e botës së zhvilluar në shpejtësinë e internetit të celularëve, duke u renditur e 28-ta.

U.K ka shpejtësinë më të madhe të celularëve, me një mesatare prej 26 megabit për sekondë, sipas raportit të fundit për shpejtësinë e internetit e realizuar nga kompania Akamai. Midis 62 vendeve të matura, Akamai vlerësoi se SHBA nuk është as në Top 25, me 10.7 Mbps. (SHBA renditet në vendin e dhjetë në botë për shpejtësinë mesatare të internetit me kabëll).

Matja e shpejtësisë së internetit në celular është gjithnjë e më e rëndësishme pasi celulari merr pjesën më të madhe të përdorimit tonë të përgjithshëm në internet, si dhe njerëzit gjithnjë e më shumë përdorin telefonat si burimin e tyre kryesor të internetit.

shpejtësinë e internetit

Dhe si çdokush me një smartphone e di se rrjeti 4G LTE është vetëm në disa vende. Si një vend veçanërisht i madh, nivelet e mbulimit ndryshojnë ndjeshëm në SHBA, madje brenda të njëjtit qytet, për të mos përmendur zonat rurale ku mundësitë e rrjetit janë më të kufizuara.

Telekomunikacioni amerikan është në proces të nxjerrjes së rrjeteve më të reja dhe më të shpejta, kështu që shpejtësia do të përmirësohet. Por gjithësesi teknologjitë e rrjetit si 5G janë akoma në testime.

Në përgjithësi interneti fiks është më i shpejtë se ai i lëvizshëm, pasi disa vende kanë zgjedhur t’i japin prioritet celularit. Disa vende në Azi dhe Afrikë që kishin mbetur mbrapa nga pjesa tjetër e botës në infrastrukturën e internetit fikse u fokusuan në ndërtimin e infrastrukturës së lëvizshme në vend.

Kenia, për shembull, tani ka shpejtësinë mesatare të 14-të më të shpejtë të internetit dhe është më shpejt se shpejtësia mesatare e linjës së vendit.

Burimi: recode.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0