Raporti i "The Recursive"/ Aktiviteti i investimeve në CEE gjatë vitit 2025, dy ritme zhvillimi - Business Magazine Albania

Raporti i “The Recursive”/ Aktiviteti i investimeve në CEE gjatë vitit 2025, dy ritme zhvillimi

Raporti i "The Recursive"/ Aktiviteti i investimeve në CEE gjatë vitit 2025, dy ritme zhvillimi

Çdo 6 muaj, The Recursive përgatit një përmbledhje të raundeve më të mëdha të financimit në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE). Ka ardhur momenti të mbyllim vitin 2025.

Polonia dhe Rumania tërhoqën mega-raunde që riformësuan ambiciet rajonale, ndërsa tregje më të konsoliduara si Çekia pësuan tkurrje. Baltiku shënoi rritje të qëndrueshme, Greqia u zgjerua gradualisht, ndërsa Ballkani Perëndimor u përpoq të stabilizohej duke u fokusuar më shumë te cilësia sesa te vëllimi i investimeve.

Nga tabloja e përgjithshme te detajet

Në vitin 2025, ekosistemi i Polonisë kaloi nga një lojtar rajonal premtues në një peshë të rëndë globale. Ndërkohë, në Rumani, Dexory mbylli një raund Series C prej 165 milionë dollarësh – një shumë që pothuajse barazon gjithë financimin e vendit për vitin 2024. Në kontrast, tregje më të pjekura si Republika Çeke nuk arritën pritshmëritë.

Tre raundet më të mëdha në Çeki, Cera, Mews dhe Exaforce, përbënin 52% të kapitalit total të investuar, por asnjëra prej këtyre kompanive nuk ka seli qendrore në vend. Këto shifra tregojnë një ftohje të lehtë krahasuar me 2024-ën. Megjithatë, duke qenë se 2023-i ishte dukshëm më i dobët, ekosistemi çek mund ta konsiderojë 2025-ën ende si një vit pozitiv.

Baltiku: rritje e qëndrueshme dhe besim ndërkombëtar

Vendet baltike dhanë sinjale të forta stabiliteti dhe rritjeje.

  • Lituania kaloi vlerën totale të ekosistemit prej 16.4 miliardë eurosh.
  • Letonia shënoi një rritje mbresëlënëse prej 190%, duke arritur 73 milionë euro investime.
  • Estonia u stabilizua me rreth 1 miliard euro kapital të gatshëm për investim.

Rregulloret e forta, infrastruktura digjitale dhe historia e daljeve (exits) vazhdojnë të mbajnë të angazhuar investitorët ndërkombëtarë.

Polonia: nga vëllimi te kampionët globalë

Polonia u transformua rrënjësisht në 2025. Pas statusit unicorn të ElevenLabs në 2024, kompania mbylli një raund Series C “mbresëlënës” në 2025. Edhe Spacelift dhe Nomagic siguruan financime të mëdha. Investitorë të nivelit të lartë si a16z dhe Khosla Ventures tashmë mbështesin kompani polake që konkurrojnë në tregjet globale. Deep tech, robotika dhe mbrojtja janë sektorët dominues, duke treguar kalimin nga shumë transaksione të vogla drejt mbështetjes së kompanive me potencial ndërkombëtar.

Greqia: rritje graduale dhe fokus sektorial

Greqia regjistroi një rritje solide: 10 startup-et kryesore ngritën 35% më shumë kapital krahasuar me 2024-ën. Ekosistemi po tërheq gjithnjë e më shumë investitorë globalë falë përmirësimit të akseleratorëve, rrjeteve të diasporës dhe përpjekjeve për mbajtjen e talenteve. Fintech, shëndetësia dhe SaaS mbeten sektorët kryesorë.

Lexo edhe:“AI slop” po transformon rrjetet sociale, dhe reagimi kundër tij po rritet

Kroacia: më pak kapital, më shumë pjekuri

Në Kroaci, investimet totale ishin dukshëm më të ulëta, gjë e kuptueshme duke pasur parasysh se 2024-a u dominua nga raundi prej 100 milionë eurosh i Verne. Pas një gjysmëviti të parë të thatë për financime, viti u mbyll me dalje të rëndësishme si SplxAI dhe Airt. Raundet seed për Wasp dhe GlycanAge tregojnë një ekosistem që po piqet, edhe pse me më pak kapital në qarkullim dhe më shumë fokus te cilësia e marrëveshjeve.

Serbia dhe Bullgaria: testi i maturimit

Serbia dhe Bullgaria u përballën me një provë pjekurie në një kontekst global me kapital më të ngadaltë.

  • Serbia regjistroi volum minimal investimesh, por tregoi fuqinë e diasporës përmes daljes pothuajse 2 miliardë dollarëshe të Dren Bio.
  • Bullgaria pati një ngadalësim në gjysmën e dytë të vitit, me EnduroSat si marrëveshjen më të spikatur, e mbështetur edhe nga Peter Thiel. Megjithatë, aktiviteti mbetet modest krahasuar me liderët rajonalë.

Ekosistemet e CEE po maturohen, por jo të gjitha me të njëjtin ritëm. Investitorët u treguan më të kujdesshëm dhe 2025-a u karakterizua nga më pak raunde, por me ndikim më të madh. Në tërësi, peizazhi i investimeve në CEE në vitin 2025 tregon një rajon në transformim, që përpiqet të navigojë në kushte të reja të tregut.

Mbetet për t’u parë nëse Varshava dhe Bukureshti do të arrijnë të tërheqin përpara edhe tregjet e tjera të CEE-së, apo nëse dinamika me “dy shpejtësi” do të vazhdojë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0