Raporti më i fundit vjetor i organizatës ndërkombëtare Freedom House, me seli në Uashington, ka vlerësuar Shqipërinë dhe Kosovën si vende “pjesërisht të lira”, duke reflektuar përparime të lehta, por edhe sfida të vazhdueshme në sundimin e ligjit dhe liritë qytetare.
Shqipëria është renditur më lart në rajon, me 69 pikë, duke shënuar një përmirësim prej një pike krahasuar me vitin e kaluar. Pas saj renditen Mali i Zi me 68 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 67 pikë.
Në veçanti, Kosova ka shënuar një përmirësim të vogël në raport, duke u vlerësuar me 61 pikë nga 100, një pikë më shumë se një vit më parë. Raporti thekson se gjykatat në Kosovë kanë demonstruar pavarësi, edhe pse janë përballur me presione të forta politike. Sidoqoftë, kriza institucionale dhe qeverisja në detyrë gjatë vitit të kaluar kanë ngadalësuar progresin në pavarësinë gjyqësore.
Lexo edhe: Raporti Botëror i Lumturisë 2026: Rrjetet sociale po i bëjnë njerëzit të palumtur
Sa i takon rajonit. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina qëndrojnë më poshtë me 53 dhe 54 pikë.
Raporti Freedom House vlerëson 195 vende dhe 13 territore në mbarë botën, duke analizuar të drejtat politike dhe liritë qytetare. Për vitin 2025, raporti nxjerr në pah se viti i 20-të radhazi ka shënuar rënie të lirisë globale, me 54 vende që përjetuan përkeqësim të të drejtave dhe vetëm 35 që shënuan përmirësime. Sot, vetëm 21% e popullsisë globale jeton në vende të lira, një rënie e ndjeshme nga 46% para dy dekadash.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto