Raporti i "Financial Times", Klima e investimeve, shtetet e rajonit renditen si atraktive, mungon Shqipëria - Business Magazine Albania

Raporti i “Financial Times”, Klima e investimeve, shtetet e rajonit renditen si atraktive, mungon Shqipëria


Në renditjen e fundit të Financial Times për investimet e huaja, listohen kryeqytete dhe qytete të vendeve të rajonit, teksa Shqipëria mungon.  Për të dytin vend radhazi, Shkupi është renditur i pari në listën e 10 qyteteve të vogla europiane të të ardhmes 2016/2017 për nga efiçenca e kostos. Ndërsa Beogradi është i teti në listën e 10 qyteteve të mëdha europiane. Shqipëria nuk ka asnjë qytet apo rajon në renditjen e “Financial Times” të këtij viti, ashtu siç nuk kishte as vitin e mëparshëm.

Kryeqytetet dhe qytetet e rajonit renditen në listën e vendeve më të mira për të investuar, me përjashtim të Shqipërisë.

Në një publikim të “Financial Times, “Qytetet dhe rajonet e të ardhmes, 2016”, kryeqytete e qytete të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës renditen si atraktivë për investime nga eficienca e kostos, ndërsa vendi ynë mungon.

Për të dytin vend radhazi, Shkupi është renditur i pari në listën e 10 qyteteve të vogla europiane të të ardhmes 2016/2017 për nga efiçenca e kostos.

Kryeqyteti i Maqedonisë është i gjashti dhe në listën e  qyteteve të vogla europiane për nga stategjia e investimeve të huaja direkte.

Stip, një tjetër qytet i Maqedonisë është gjithashtu i pari në kategorinë e efiçencës së kostos për investimet e huaja direkte, por në kategorinë e qyteteve mikro-europiane.

Burgas Province, qytet në Bullgari renditet i dyti me atraktiv per nga efiçenca e kostove, ndërkohe që edhe vendi i tretë, i katert dhe i peste mbahet serish nga qytetet bullgare.

Lista vijon me pas qytetin serb, Srem District. Ndërkohë Beogradi është i teti në listën e 10 qyteteve të mëdha europiane për nga efiçenca e kostos.

Shqipëria nuk ka asnjë qytet apo rajon në renditjen e “Financial Times” të këtij viti, ashtu siç nuk kishte as vitin e mëparshëm.

Treguesi i efiçencës së kostos merr parasysh elementë të tillë si paga mesatare e punonjësve të kualifikuar dhe të pakualifikuar, qeraja për zyra, paga minimale, kosto e hapjes së biznesit, kosto e regjistrimit të pasurisë, kosto e lejeve të ndërtimit, çmimet e naftës, kosto e energjisë, taksat dhe të ardhurat për frymë të vendit të matura sipas fuqisë blerëse.

Për të realizuar renditen e investimeve të huaja direke, “Financial Times” mbledh të dhëna nga 481 zona në shtetet europiane në pesë kategori: potenciali ekonomik, mjedisi i punës, efiçenca e kostos, infrastruktura dhe klima e favorshme e biznesit.

/OraNews/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0