Rama: Pagat e punonjësve privatë në karantinë do t'i mbulojë shteti

Rama: Pagat e punonjësve privatë në karantinë do t’i mbulojë shteti


“Është gjendje lufte dhe jo pushime të detyruara”. Me këtë mesazh kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët e mbyllur në shtëpitë e tyre të vetëdijësohen dhe kufizohen në shpenzime.

Lexo: Nis përdorimi i ilaçit kundër Covid-19 në Itali pas rezultateve pozitive

Si në çdo luftë, tha ai, secili prej nesh duhet të japë diçka nga vetja.

Kreu i qeverisë garantoi edhe një plan financiar, për të mbuluar pagat e punonjësve të sektorit privat që aktualisht kanë ndërprerë punën.

“Lufta duhet të na mobilizojë të gjithëve dhe të na vetëdijësojë që të gjithë duhet të japim diçka nga vetja. Të gjithë do të ulim shpenzimet e zakonshme dhe do të ndryshojmë planin e ekonomisë sonë familjare përkohësisht. Nuk mund të rrimë këtë javë në shtëpi si në pushime të detyruara, që meqë nuk na lënë të dalim hamë dhe pimë si zakonisht ndërkohë që shumëkujt duhet ti gjendemi dhe të sigurohemi që të mos mbetet pa ngrënë asgjë nëse nuk shkon të punojë për shumë ditë. Kjo nuk do të thotë se ata që kanë për të marrë një rrogë në fund të marsit, në ato hallka të ekonomisë që janë këputur përkohësisht, ne do ti lëmë në dorë të pronarëve të sipërmarrjes private.

Në asnjë mënyrë! Sipërmarrjes nuk mund t’i delegohet mandati i solidaritetit shoqëror që zgjedhësit e vendit i kanë dhënë qeverisë që drejtoj. Shumë shpejt, brenda kësaj jave do të kemi gati planin e garancisë financiare për pagat e të gjithë atyre ndër ju, që ju përgjigjët thirrjes për luftë duke lënë punën për t’u futur në llogoren e shtëpisë suaj”, u shpreh ai në një video në Facebook.

Lexo: Cila është këshilla e ekspertit të OBSH-së

E ndërsa fuqitë botërore kanë akorduar miliarda dollarë si mbështetje ndaj ekonomisë për kapërcimin e kësaj emergjence, Rama tha, se ne nuk kemi miliardat e tyre dhe s’mund të “bluajmë kockat e ekonomisë”.

Edi Rama: Keni dëgjuar që kaq miliard dha Amerika, Gjermania, Italia dhe Franca. Ne jemi Shqipëria, as Gjermania dhe as Franca. Nuk kemi miliardat e tyre, as ekonomitë e tyre. Pas një muaji, dy apo tre, ky armik do të shporret, por ekonomia do të jetë aty.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0