Nis përdorimi i ilaçit kundër Covid-19 në Itali pas rezultateve pozitive

Nis përdorimi i ilaçit kundër Covid-19 në Itali pas rezultateve pozitive


Përdorimi i ilaçit Tocilizumab, për të cilin ju kemi folur vetëm pak ditë më parë në Businessmag, ka nisur një përdorim më të gjerë në Itali. Përdorimi i tij po nis si terapi për kurimin e pacientëve me koronavirus, të shtruar në repartet e terapisë intesive në gjendje kritike.

Lexo: A jemi pranë kurës së Covid 19?

Ilaçi ka dhënë rezultate inkurajuese në mbi 50% të pacientëve që po trajtohen me të.

Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë autorizoi fillimisht kurimin e 250 pacientëve me koronavirus. Pas konfirmimit, terapia me Tocilizumab ka nisur të përdoret në disa struktura spitalore në rajone të ndryshme italiane.

Ende kërkohet nga Agjensia Kombëtare Italiane e Barnave, të miratohet protokolli i përdorimit për të shmangur abuzimet në përdorimin jo korrekt të Tocilizumab.

Lexo: Pandemia, 6 kërkesat e përfaqësuesve të biznesit për qeverinë shqiptare

La stampa shkruan se deri më tani po kurohen me Tocilizumab 20 pacientë në rajonin e Ligurias në spitalin San Martino, Gjenova, 11 pacientë në rajonin Marke, në spitalet e Pesaro e Fano, 8 pacientë në spitalin Annuziata, Kozenca, Kalabri dhe në rajonin e Toskanës. Në Toskana kërkesa për përdorimin e tij është për 164 pacientë por autorizimi është vetëm për 61 prej tyre.

Tocilizumab po përdoret dhe në rajonin e Lombardisë, ku ndodhen edhe të sëmurët më të shumtë në terapi intesive. Giulio Gallera, këshilltari rajonal për shëndetësinë në Lombardi,  e konfirmoi këtë duke theksuar se po kurohet me këtë terapi dhe këshilltari për ekonominë Alessandor Matizonli.

Në rajoni Marke 8 nga 11 pacientë që kanë përdorur Tocilizumab kanë reaguar mjaft mirë ndaj kurës.

Lexo: Forcohen masat shtrënguese në luftën ndaj Covid-19

Tocilizumam, i cili nuk është një medikament antiviral, por që përdoret në terapitë anti artrit e anti reumatizëm, u aplikua për herë të parë nga doktor Paolo Ascierto në 2 pacientë pozitivë me koronavirus të shtruar në spitalin e Napolit. Përmirësimi i dukshëm i tyre brenda 24 orëve çoi në kërkesën e një protokolli kombëtar për përdorimin e terapisë në të gjitha spitalet italiane. Sipas Doktor Ascieto studimet e kryera nga ekipi i tij mjekësor kanë vërtetuar se ky ilaç shfaqet mjaft efikas tek pacientët në gjendje të rëndë por që ende nuk janë lidhur me aparate të frymëmarrjes artificiale.

Ilaçi është ekspertimentuar edhe Kinë, ndërssa grupi i kërkimit në Napoli po komunikon edhe me mjekët kinezv.

Lastampa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0