Rama: Nga mesnata e të dielës mbyllen kufijtë me fqinjët

Rama: Nga mesnata e të dielës mbyllen kufijtë me fqinjët


Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke nisur nga mesnata e së dielës do të mbyllen të gjitha hyrjet tokësore me fqinjët: Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Greqi.

“Nga nesër, e diel 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë! Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po!”, është shprehur kreu i qeverisë.

Lexoni: Coronavirus, një provë e madhe për udhëheqësit botërorë

Pas masave strikte që ka ndërmarrë kryeministri Rama, Tirana qëndron prej dy ditësh në shtetrrethim sepse nga ora 6:00 e së premtes nuk lejohet lëvizja e asnjë automjeti  privat, përveç atyrë të autorizuara.

Edi Rama ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, përmes rrjeteve sociale. Ai bën vazhdimisht thirrje të qëndrojmë në shtëpi dhe të kujdesemi për higjienën.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0