Një dritë jeshile vjen për ekonominë nga shifrat e tkurrura të infektimit me Covid dhe planet e qeverisë. Kryeminsitri Edi Rama ka pohuar gjatë fjalës së tij në Kuvend se brenda këtij muaji vendi do të hapet tërësisht duke përfshirë edhe turizmin.
Ai tha në fjalën e tij në Kuvend se, “Brenda Majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht. Kufijtë e Shqipërisë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”. Duke ironizuar me shembjen e teatrit, ai tha se, “Do të hapemi, por jo si tek teatri, ku papritur u turr si sheshi tek përsheshi”.
Në fakt kuptimi i masave shtrënguese ra që me tubimet para teatrit, ndërsa prej javësh janë shtuar kërkesat për hapje të plotë të aktiviteteve. Sipërmarrës dhe ekonomistë kanë kërkuar që të mos ketë shtrëngime, në mënyrë që aktiviteti të rikthehet sa më shpejt në gjendjen e tij normale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto