Qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar - Business Magazine Albania

Qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar


Singapori mori vendin e parë në rankimin e bërë nga Njësia e Inteligjencës e The Economist (The Economist Intelligence Unit) për të tretin vit radhazi, i ndjekur nga Zyrihu dhe Hong Kongu.

 

Qytetet-më-të-shtrenjta-në-botë-për-të-jetuar-businessmag

Renditja e 10 qyteteve më të shtrenjta:
1. Singapor
2. Hong Kong
3. Zyrih
4. Gjenevë
5. Paris
6. Londër
7. Nju Jork
8. Los Anxheles
9. Seul
10. Kopenhagen
11. Çikago
12. Mineapolis
13. Uashington D.C

Studimi krahason më shumë se 400 çmime individuale të 160 produkteve dhe shërbimeve dhe normat e paqëndrueshme të kursit të këmbimit janë rritur gjatë këtij studimi.

Qytetet-më-të-shtrenjta-në-botë-për-të-jetuar-businessmag

Qytetet-më-të-shtrenjta-në-botë-për-të-jetuar-businessmag

Kjo do të thotë se edhe pse kostoja e jetesës nuk është rritur shumë në Nju Jork për njujorkezët gjatë 12 muajve të fundit, studimi do të tregojë se Nju Jorku u bë më i shtrenjtë për shkak të forcimit të dollarit, duke i rritur çmimet e të mirave dhe shërbimeve relativisht me ato të vendeve të tjera.

Në fakt, Nju Jorku u ngjit në vendin e 7-të në listë nga e 22-ta që ishte një vit më parë. Në 2011 ai renditej në vendin e 49-të dhe arriti vendin e 6-të nga 2000 në 2002. Krahasuar me Nju Jorkun, në 106 qytete të tjera kostoja e jetësës ra këtë vit, ndërsa në 16 të tjera kostoja e jetesës u rrit relativisht.

Los Angeles renditet në vendin e 8 në listë. Të tjera qytete amerikane me çmime të kripura të jetesës përfshijnë Çikago në vendin e 21-të, Uashingtonin në vendin e 26-të, Houstonin në vendin e 26-të dhe San Franciscon në vendin e 34-të.
Një gjë e rëndësishme për t’u mbajtur parasysh: Indeksi përfshin koston e të mirave shtëpiake, veshjeve, ushqimit dhe transportit, por nuk përfshin koston e strehimit. Kjo është një kosto shumë e madhe, sigurisht që mund ta bëjë këtë studim të mos ketë këtë renditje. Sido që të jetë, kjo shpjegon se pse disa qytete të shtrenjta në SHBA si San Francisco nuk renditen më lart në këtë indeks.

 

/Mansion Global/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0