Qielli i errët dhe itineraret bosh, Suedia fton turistët të përqafojnë “mërzinë” - Business Magazine Albania

Qielli i errët dhe itineraret bosh, Suedia fton turistët të përqafojnë “mërzinë”

Përjetoni stresin dhe mbingarkesën? Suedia ofron antidotin këtë dimër: mërzinë. Shteti skandinav po fton udhëtarët të vijnë dhe të përjetojnë një eksperiencë të qetë dhe të ngadaltë gjatë dimrit. Një fushatë e re promovuese nga ‘Visit Sweden’ i inkurajon vizitorët të ngadalësojnë ritmin, të shkëputen nga rutina e përditshme dhe të kalojnë kohë në natyrë pa plane të fiksuara. Aktivitetet e propozuara janë të thjeshta dhe të qeta; që nga vëzhgimi i yjeve pranë zjarrit, te ndjekja e kafshëve të egra, ose pritja e gjatë për një peshk në një liqen të ngrirë.

Pse mërzia është qëllimi

Qëllimi i fushatës, sipas ‘Visit Sweden’, është t’u japë njerëzve leje të bëjnë më pak në fund të një viti të mbingarkuar. Në vend që të promovojë aktivitetet e zakonshme dimërore, fushata i drejton turistët drejt vendeve më të qeta të vendit, ku pak gjëra konkurojnë për vëmendjen e tyre.

Në Sörmland, kabinat pranë shtigjeve pyjore ofrojnë qetësi të plotë. Në Hälsingland, qëndrat promovojnë detox digjital në zona me WiFi të kufizuar dhe ndërhyrje minimale, ndërsa Laplanda ofron një ngadalësim të vërtetë, me orë të gjata errësire rreth Kiruna dhe Abisko, që natyrshëm kufizon aktivitetin gjatë ditës.

Lexo edhe: Stina perfekte për të vizituar Evropën? Dimri

Ndriçimi i zjarrit, ecjet në natyrë, vëzhgimi i yjeve dhe dritave veriore; këto momente qetësie trajtohen si atraksioni kryesor i vizitës, jo mungesa e aktivitetit. Edhe udhëtimet e gjata përgjatë ‘Rrugës së egër’ (Vildmarksvägen), ruga më e lartë e asfaltuar e Suedisë që kalon nëpër pyje dhe male ku shëtitën renë  janë të mjaftueshme për një ditë të plotë udhëtimi.

Një ndryshim drejt udhëtimeve më të ngadalta

Në një epokë të mbushur me lajme dhe argëtim pa pushim, koncepti i udhëtimit të ngadaltë përfaqëson një ndryshim të madh në atë që kërkojnë turistët. Pushimet në natyrë, vizitat në vende me qiell të errët dhe destinacionet jashtë itinerareve të zakonshme kanë fituar popullaritet, duke reflektuar dëshirën për më shumë hapësirë dhe më pak presion. Rritja e retreateve për detox digjital dhe kabinat jashtë rrjetit elektrik e përforcon këtë lëvizje drejt një ritmi më të ngadaltë.

Kjo mund të përfshijë ecje të shkurtra me këpucë bore në Jämtland ose peshkim në liqen jashtë Östersund. Asnjë nga këto aktivitete nuk kërkon pajisje komplekse, udhëtime të gjata apo itinerare të ngjeshura çdo orë të ditës.

Suedia nuk është vendi i vetëm në Evropë që synon të tërheqë turistë që preferojnë pushime më të qeta. Kroacia ka inkurajuar vizitorët të eksplorojnë gjire të qeta dhe qytete të vogla bregdetare, ndërsa Italia ka promovuar pjesë të bregdetit të saj si alternativa të ngadaltë ndaj destinacioneve të mbipopulluara.

Në fund të vitit 2025, mungesa e aktivitetit mund të jetë arsyeja e mjaftueshme për një udhëtim dimëror drejt Skandinavisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0