Qeveria tkurr shpenzimet, ulet kredia e biznesit për investime - Business Magazine Albania

Qeveria tkurr shpenzimet, ulet kredia e biznesit për investime


Rritja ekonomike për tremujorin e tretë të 2015-s rezultoi 2,98 për qind, kurse për 9 muajt e parë të vitit shënoi rënie duke arritur në 2,7 për qind.

Banka e Shqipërisë, në raportin e tremujorit të fundit të politikës monetare për 2015-n, vlerëson se normat më të larta të rritjes nuk kanë arritur të thithin ende kapacitetet e pashfrytëzuara në ekonomi dhe aktiviteti ekonomik mbetet poshtë nivelit potencial. Sipas Bankës të Shqipërisë, edhe për vitin 2016 rritja ekonomike parashikohet të jetë nën potencial.

Burimi kryesor i rritjes nga ana e prodhimit është sektori i shërbimeve dhe ai i ndërtimit. Nga ana e kërkesës, rritja ekonomike është mbështetur nga zgjerimi i investimeve dhe nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve me jashtë. Konsumi i administratës publike ka vijuar i dobët, duke dhënë kontribut negativ me tkurrje të shpenzimeve buxhetore. Por edhe të ardhurat e mbledhura nga qeveria janë rritur ngadalë. Stimuli fiskal ka rezultuar negativ në vitin 2015.

Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat kanë shënuar një rritje pozitive gjatë vitit, duke u vlerësuar në 26.2% të PBB-së, ndërsa shpenzimet janë zvogëluar në 29.8% të prodhimit të brendshëm bruto. Shpenzimet buxhetore kanë arritur në 430.6 miliardë lekë në vitin 2015, duke u tkurrur me 1.9% krahasuar me një vit më parë. Shpenzimet për shërbimin e borxhit janë tkurrur, bashkë me zërin “shpenzime të tjera”.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria e kredisë është shfaqur e plogësht edhe në tremujorin e fundit. Te biznesi, dominues mbetet kredia për kapital qarkullues dhe jo për investime. Ndër faktorët më të spikatur në muajt tetor-nëntor vijojnë të mbeten kërkesa e dobët për financim dhe kushtet e kreditimit, të cilat raportohen të shtrënguara për bizneset e mëdha. Nga ana tjetër, politika monetare lehtësuese është reflektuar në ulje të normave të interesit dhe rritjen e kredisë në lekë.

Edhe marrja eurobondit në tregjet e jashtme ka sjellë reduktim të marrjes së borxhit nga qeveria në bankat e nivelit të dytë, duke rritur nevojën për likuiditet. Banka vlerëson që këta faktorë do të jenë të pranishëm edhe për 2016-n. Eksportet kanë shënuar rënie në naftë dhe në metale. Inflacioni vazhdon të qëndrojë nën objektivin e Bankës të Shqipërisë dhe parashikohet në nivelin 2 për qind për 2016-n.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0