Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi thekson se po zhvillohen negociata me qeverinë italiane që të mos preken kompanitë e mëdha, ndërsa ato që preken më së shumti janë kompanitë informale apo të vogla që nuk përballojnë taksimin.
Ministrja Ekonomi e pyetur edhe mbi ligjin për turizmin, theksoi se po vijon zbatimi normal me standardizimin e njësive akomoduese.
Më herët, Ministrja Ekonomi mori pjesë në një takim me zejtarët e Tiranës për promovimin e ligjit të zejtarisë, ku theksoi se këto profesione do të mbështeten me fonde, për t’i shërbyer edhe zhvillimit të turizmit në vend.
Burimi: scan-tv.com