Qeveria nxjerr udhëzimin/ Taksitë dhe urbanët përjashtohen nga fiskalizimi. Proces automati për dritat dhe ujin - Business Magazine Albania

Qeveria nxjerr udhëzimin/ Taksitë dhe urbanët përjashtohen nga fiskalizimi. Proces automati për dritat dhe ujin

Taksitë dhe urbanët janë dy kategori që do të përjashtohen nga procesi i fiskalizimit dhe detyrimi për të lëshuar fatura online. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare ndërsa Ministria e Financave ka përfshirë në listën e subjekteve që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura  kompanitë, apo personat që punojnë në shërbimin taksi. Po ashtu, janë përjashtuar edhe subjektet që shesin bileta, ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit.

Një tjetër ndryshim me rëndësi në udhëzim është edhe përcaktimi i fiskalizimit automatik për faturat që lëshohen në fushën e telekomunikacionit, sigurimeve, furnizimit të energjisë elektrike dhe ujit për konsumatorët finalë, si dhe faturat mujore të lidhura me kontrata afatgjata leasing, të  cilat  lëshohen  në  mënyrë  të  vazhdueshme  dhe  mbi  bazën e  një kontrate afatgjatë të lidhur paraprakisht nga palët.

Lexo edhe: Fiskalizimi ende me probleme. Gjobat për gabime nisin pas 6 muajsh

Sipas të dhënave zyrtare deri më tani  janë lëshuar mbi  157 milionë fatura elektronike që nga nisja e procesit,ndërsa janë bërë pjesë e procesit të fiskalizimit 66 mijë subjekte nga 120 mijë që rezultojnë në total.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0