Qeveria “mbush” arkën e buxhetit. Mallrat e importit dhe tatimi mbi të ardhurat japin shtysën kryesore - Business Magazine Albania

Qeveria “mbush” arkën e buxhetit. Mallrat e importit dhe tatimi mbi të ardhurat japin shtysën kryesore

Buxheti

Qeveria ka tejkaluar planin e saj të të ardhurave për 9-mujorin e parë të 2021-it.  Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë rritje prej 58.9 miliard lekësh, duke kapur shifrën 367 158 mld lekë. Niveli i të ardhurave është edhe më i lartë se i vitit 2019.

Dy grupet që dhanë kontribut kryesore ishin pikërisht TVSH-ja dhe akzica, nga rritja e volumit të importit,i cili ka sjellë rritje të të ardhurave 23.9 miliardë lekë ose 24.3 % më shumë krahasuar me 9 mujorin 2020.

Sa i përket mallrave kryesore që kanë hyrë në vend dhe që kanë dhënw një kontribut të madh në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit, janë produktet e importit si karburantet, cigaret, metalet dhe automjetet e përdorura.

Sipas Analizës së 60 grup mallrave, gjysmën e kontributit në totalin e të ardhurave doganore për periudhën Janar-Shtator 2021, e zënë 5 produkte dhe përkatësisht:

  • karburant importi 26.9%
  • cigaret 14.7%
  • metalet bazë dhe artikujt prej tyre 6.3%
  • automjetet e përdorura me 4.6%

Ndërkohë të ardhurat tatimore për 9-mujorin 2021 u realizuan në masën 183.4 miliardë lekë, 22.8 miliardë ose 14.2% më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar, si dhe 2.6 miliardë lekë, ose 1.4% më shumë se plani i 9-mujorit 2021.

Sa i përket shpenzimeve të përgjithshme për periudhën 9 mujore të vitit 2021, ato arritën në rreth 403 miliard lekë me një realizim në masën 93.8 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë është rezultuar 9.6 përqind më i lartë ose rreth 35.4 miliard lekë më shumë.

Niveli i deficitit për periudhën 9 mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 35.9 miliard lekë, ose rreth 23.6 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 9 mujore niveli i deficitit rezulton 46 përqind e planit të periudhës prej rreth 78.05 miliardë lekë. Në terma vjetor niveli i deficitit është realizuar 33 përqind e planit vjetor fillestar dhe 29.8 përqind e planit vjetor të ndryshuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0