Qeveria e Kosovës fond 41 milionë euro për përballimin e krizës energjitike - Business Magazine Albania

Qeveria e Kosovës fond 41 milionë euro për përballimin e krizës energjitike

Për të përballuar krizën energjetike Qeveria e Kosovës ka miratuar një fond të ri prej 41 milinë eurosh.

Ky fond i ri që vjen në një situatë të jashtëzakonshme për Kosovën, e cila po përjeton edhe reduktime të rrymës elektrike gjatë gushtit, për shkak të defekteve teknike në njërin prej termocentraleve të saj, do të kompensojë familjet në nevojë për cmimin e energjisë dhe gjithashtu do t’i kalojë fonde kompanive energjitike për të përballaur cmimet e larta të importit.

Lexo edhe: Çmimi i energjisë drejt rritjes. Nga tetori konsumatorët familjarë në dy fasha

Sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë, ministri i Financave Hekuran Murati tha se fondet do të merren nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike dhe do të transferohen në Ministrinë e Ekonomisë.

“Propozim-vendimi tjetër ka të bëjë me kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë që ishte për ndarjen e 41 milionë eurove për zbatimin e vendimit 13/19 të datës të datës 14 korrik i plotësuar dhe ndryshuar lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike për zbatimin e masës 3.17. Pra mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, pra kjo ka të bëjë edhe me zotimin që kemi si qeveri, për t’i mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta të importit…”, u shpreh ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0