Qeveria do të shpallë projektin për tunelin e Llogarasë

Qeveria do të shpallë projektin për tunelin e Llogarasë

tunelin e Llogarasë

Qeveria pritet të njoftojë nesër kompaninë fituese të tenderit për projektimin e tunelit të Llogarasë. Ministria e Infrastrukturës dhe ministria e Turizmit organizuan sot një ceremoni për të njoftuar se vendimi del nesër, më 16 shtator.

Qeveria hapi në qershor garën ndërkombëtare për hartimin e projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë. Procesi i tenderimit për ndërtimin e tunelit do të bëhet brenda këtij viti.

Lexoni: Vendet e G20 pësojnë rënie ekonomike, përveç Kinës

Siç Business Mag ka shkruar më parë, projekti i ndërtimit të Tunelit të Llogarasë do të financohet nga qeveria.

Tuneli 6 kilometra i gjatë pritet që të shkurtojë aksin Orikum – Palasë në vetëm 10 minuta rrugë. Qytetarët do të paguajnë një tarifë fikse për të kaluar në tunel. Ndërtimi i tunelit, sipas qeverisë parashikohet të kushtojë 6,3 milionë euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0