Qeveria do krijojë “Parqe Teknologjike”. Zero taksa për 15 vite për kompanitë - Business Magazine Albania

Qeveria do krijojë “Parqe Teknologjike”. Zero taksa për 15 vite për kompanitë

Për shumë vite vendi ynë e ka bazuar zhvillimin ekonomik në burime natyrore, orientim që në terma afatgjata, sipas Qeverisë, duhet të ndryshojë dhe të drejtohet nga burimet njerëzore. Këshu e argumenton Këshilli i Ministrave nevojën për hartimin e Projektligjit për Parqet Teknologjike dhe Shkencore, i sapo hedhur për konsultim publik.

Një hapësirë e tillë, sipas relacionit shoqërues të Projektligjit, ka potencialin të bëhet një qendër jetike për kërkimin, zhvillimin dhe edukimin, me laboratorë dhe ambiente trajnimi, duke ofruar akomodim për fillimin dhe zgjerimin e bizneseve të reja.

Ato do të licencohen dhe mbikqyren nga Agjencia e Zonave të Teknologjisë dhe Zhillimit Ekonomik dhe Parqeve Teknologjike dhe Shkencore (“Agjencia”), një institucion publik buxhetor në varësinë e Ministrisë përgjegjëse për ekonominë.

Aktivitetet e lejuara në Parqe janë aktivitete kërkim-zhvillimi, ndërkohë që do ndalohet prodhimi në seri i produkteve apo shërbimeve potenciale.Ndërkohë që favorizime të shumta do t’u ofrohen subjekteve që do pranojnë të investojnë në Parqet Teknologjike.

Lexo edhe: HERE po krijon harta në 3D të Shqipërisë

Zhvilluesi do kenë të drejtë të marrin në përdorim truallin shtetëror ose pasuritë e tjera të paluajtshme të destinuara për Parkun, për një periudhë kohore me enfiteozë ose qira afatgjatë, minimalisht 20  (njëzet) vite, me të drejtë rinovimi, dhe do gëzojë të drejtën e dhënies me nënqira tek Përdoruesit, një një kohë që Shteti merr përsipër të ndërtojë infrastrukturën e përgjithshme deri në kufijtë e Parkut.

Ndërkohë që zhvilluesit apo përdoruesit do përfitojnë edhe një seri lehtësish fiskale. Parqet do të konsiderohen si zona të lira doganore, mallrat që hyjnë në parqe do konsiderohen si furnizim për eksport me shkallë 0 (zero), nuk do paguajnë për 15 vite tatimfitim për pagat, por edhe për ato të ardhura që gjenerohen nga aktivitetet të cilat zhvillohen në Park si dhe nga tatimfitimi. Gjithashtu ato do të përjashtohen nga TVSH mallrat, pajisjet, dhe shërbimet e përdorura ndërmjet përdoruesve brenda në Park.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0