HERE po krijon harta në 3D të Shqipërisë - Business Magazine Albania

HERE po krijon harta në 3D të Shqipërisë

HERE

HERE Technologies, në përpjekje për të krijuar hartat digjitale më të përparuara dhe të azhurnuara në botë, po mbledh të dhëna të  sakta të rrugëve dhe po kap imazhe panoramike të tyre në shumë vende të botës. HERE,duke përdorur teknologji të përparuar për kapjen dhe përpunimin e këtyre informacioneve, siguron respektimin dhe mbrojtjen e privatësisë.

HERE Technologies, si një udhëheqës global për hartat digjitale dhe shërbimet e vendndodhjes, në përpjekje për të paraqitur në të ardhmen sa me të afërt hartat më të përparuara në botë, do të hartëzojë pjesë të Shqipërisë në forma jashtëzakonisht të sakta dhe precize tre-dimensionale (3D).

HERE, për të arritur të dhëna shumë të sakta rrugore që përfshijnë sinjalet rrugore horizontale dhe vertikale, përdor një automjet të pajisur me teknologjinë më të fundit i cili do udhëtojë nëpër rrugë gjatë muajit Mars dhe Prill 2022. Makina e branduar qartë me emrin HERE, do të kapë gjithashtu imazhe 3D  të nivelit të rrugës, si dhe pika të tjera interesi siç janë dyqanet, stacionet e karburantit dhe restorantet. Keto informacione do të përdoren për të krijuar harta të detajuara të Shqipërisë, dizajnuar për të mbështetur lëvizjen e automjeteve dhe shërbime të tjera të avancuara, që rrisin dhe permirësojnë  sigurinë rrugore, zvogëlojnë bllokimet e trafikut dhe mundesojnë që njerëzit të levizin  më lehtë në zonat urbane.

Në javët e ardhshme, automjeti do të udhëtojë në të gjitha rrugët kryesore nëpër të gjithë vendin dhe në rrugët e disa qyteteve. I gjithë procesi zhvillohet pa probleme dhe nuk ndërpret qarkullimin e rregullt të trafikut.

Lexo: Funksioni “Hey Google, paguaj për parkimin tim” është tashmë i disponueshëm

HERE, është e përkushtuar dhe angazhohet  të respektojë dhe mbrojë privatësinë e njerëzve. Imazhet e kapura ruhen në automjet dhe më pas transferohen në formë të koduar dhe ruhen në një strukturë të sigurt. Ato përpunohen me programet kryesore të industrisë dhe algoritme të përparuara për të zbuluar dhe për të mbuluar imazhet e fytyrës dhe të targave. Imazhet publikohen vetëm pasi të jenë mbuluar numrat e targave dhe fytyrat e njerëzve.

Në raste të rralla, kur në një imazh nuk janë mbuluar në mënyrë të saktë këto të dhëna, HERE  lehtëson raportimin për këdo. Vizitoni imazhin online dhe klikoni në linkun “Report Image”  në këndin e poshtëm  të hartës.

Ju lutemi vizitoni http://www.here.com/en/drive-schedule  për të mësuar më shumë rreth projektit, dhe për të mësuar se si HERE mbron privatësinë tuaj dhe si të shijoni përvojën e pasur të hartave.

Rreth HERE Technologies
HERE u siguron njerëzve,bizneseve dhe qyteteve mundësinë për të zotëruar fuqinë e vendndodhjes. Duke i dhënë kuptim botës përmes prizmit të vendndodhjes, ne i fuqizojmë klientët tanë që të arrijnë rezultate më të mira – nga ndihma e një qyteti për të menaxhuar infrastrukturën e tij ose një ndërmarrje për të optimizuar pasuritë e saj deri tek udhëzimi i drejtuesve të automjetev  drejt destinacioneve të tyre në mënyrë të sigurt.

Për të mësuar më shumë rreth HERE, përfshirë gjeneratën e re të platforms së shërbimeve, vizitoni adresën: http://360.here.com.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0