Qeveria, BERZH dhe BE vendosin 236 milionë euro kredi dhe grante në dispozicion për turizmin dhe agroturizmin - Business Magazine Albania

Qeveria, BERZH dhe BE vendosin 236 milionë euro kredi dhe grante në dispozicion për turizmin dhe agroturizmin

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vendosi edhe për këtë vit një fond-kredie, dedikuar investimeve të agrobizneseve dhe turizmit në Shqipëri. Kreditimi me norma të ulëta interesi nga ana e BERZH, shpesh ka nxitur fermerët dhe sipërmarrësit të aplikojnë për të përfituar.

Për të marrë fondet kërkohet të paktën 50% kolateral për investimet në bujqësi, ndërsa nëse bëhen investime kapitale(linja prodhimi, makineri) 10% e shumës së kredisë përfitohen si grant.

“Nënshkrimi i marrëveshjes sot është një hap përpara në këtë drejtim. BERZH ka vënë në dispozicion një fond deri më 100 milionë euro për financim dhe për lehtësira për ndarjen e rrezikut, të cilat do të mundësojnë një investim shtesë prej 80 milionë eurosh nga institucionet financiare pjesëmarrëse. Nga ana e saj, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion deri në 36 milionë euro për të mbështetur këtë program, nëpërmjet mbulimit të riskut për humbjet e para në harkun kohor të 3 viteve.” – u shpreh Guvernatori Gent Sejko.

Lexo edhe: Themelohet Shoqata e Agroturizmit Shqiptar

Ndërkohë ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca njoftoi domosdoshmërinë që ka sektori për më shumë financim.

“Fondet drejtuar bankave tregtare për të kredituar bujqësinë shqiptare po rriten. Normalisht, nuk jemi të kënaqur me nivelin e kreditimit në vend për agropërpunimin dhe bujqësinë dhe më shumë duhet bërë nga të gjithë ne.”

Ndërsa ministrja e Turizmit dhe mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se duhet bërë më shumë për promovimin e këtyre kredive.

“Si deputet e qarkut të Gjirokastrës nuk kam parë bankat e nivelit të dytë që të promovojnë këto paketa lehtësuese. Duhet të dilni nga zyrat dhe sportele për të shkuar në terren pranë kandidatëve potencialë të fondeve dhe t’i shpjegoni lehtësitë që përfitojnë.”

Prej fillimi të programit në vitin 2016, më shumë se 6,100 ndërmarrje të vogla e të mesme në fushën e agrobiznesit kanë përfituar kredi në vlerën 70 milionë euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0