Qeveria bën indeksimin e pensioneve. Shtesa nga 200 – 1000 lekë në muaj - Business Magazine Albania

Qeveria bën indeksimin e pensioneve. Shtesa nga 200 – 1000 lekë në muaj

~2 minuta lexim

Shqipëria po përballet me rritjen e pazakontë të çmimeve dhe detyrimi ligjor që ka shteti është që të mbrojë qytetarët nga inflacioni duke indeksuar vlerën mujore që marrin pensionistët dhe punonjësit.

Nisur nga ky detyrim, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme indeksimin e të gjithë kategorive të pensioneve me 3.3%. Kjo do të thotë se një pension rreth 20 mijë lekë në muaj do të rritet me afro 660 lekë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot për mediat se ky indeksim ka një efekt në buxhet prej 3.3 miliardë lekësh.

Ministrja tha se qeveria ka bërë llogaritë dhe ka arritur në përfundimin se rritja e kostove mujore të familjeve për shkak të rritjes së çmimeve kohët e fundit, ka arritur në 2.500 lekë.

Shumë njerëz që përballen me blerjet e përditshme pohojnë se rritja e çmimeve është shumë e lartë dhe kosto mujore nga ky shtrenjtim masiv dhe i pandalshëm është mbi 10 mijë lekë në muaj.

Megjithatë qeveria gjykon se rritja e kostos së jetesës është katër herë më pak. Madje Ministrja zbuloi sot se deri dje ishte vendosur që indeksimi i pensioneve të bëhej me 2.4 për qind, porse u rrit në 3.3 për qind, gjithsesi, shumë larg indeksimit real të çmimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0