Qeveria angleze mbështet planin e kompanisë private për të ndërtuar impiante me reaktorë bërthamorë: “Redukton emetimet e karbonit” - Business Magazine Albania

Qeveria angleze mbështet planin e kompanisë private për të ndërtuar impiante me reaktorë bërthamorë: “Redukton emetimet e karbonit”

Qeveria e Anglisë ka miratuar financimin për një flotë mini-reaktorësh bërthamorë Rolls-Royce që kryeministri Boris Johnson shpreson se do të ndihmojnë Mbretërinë e Bashkuar të arrijë objektivin e tij të energjisë elektrike me zero karbon deri në vitin 2035.

Një konsorcium i udhëhequr nga firma inxhinierike britanike kishte siguruar tashmë 210 milion £ në mbështetje nga investitorët privatë për projektin e reaktorit të vogël modular (SMR).

Konsorciumi, i njohur si UK SMR, do të riemërtohet si Rolls-Royce SMR. Tom Greatrex, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Industrisë Bërthamore (NIA), tha: “Financimi i reaktorëve për Rolls-Royce do të ishte një sinjal i madh për investitorët privatë se qeveria dëshiron që SMR-të së bashku me stacionet e reja në shkallë të gjerë të arrijnë objektivin pwr zero emetime karboni.”

Çdo reaktor, i projektuar që të jetë i lehtë për t’u ndërtuar dhe instaluar, do të ketë një kapacitet prej 470 megavat (MW), të mjaftueshme për të fuqizuar gati 1.3 milion shtëpi, bazuar në përdorimin mesatar të familjes.

SMR-të janë një komponent kyç i zotimit të kryeministrit Johnson për të eliminuar lëndët djegëse fosile nga prodhimi i energjisë elektrike deri në vitin 2035, një premtim historik që ai bëri muajin e kaluar në prag të pritjes nga Mbretwria e Bashkuar të samitit të klimës COP26 në Glasgow.

Lexo edhe: Presidenti Biden zotohet për të përgjysmuar emetimet e gazrave: “SHBA do drejtojë me forcën e shembullit”

Mbështetja e konfirmuar për SMR-të mund të sinjalizojë një përpjekje të bashkërenduar brenda qeverisë për të rikthyer rënien e planifikuar në kapacitetin e energjisë bërthamore të MB. Rreth 20% e energjisë elektrike të vendit vjen nga 13 reaktorë bërthamorë të aftë për të prodhuar 7.8 GW energji. Por më shumë se gjysma e këtij kapaciteti vjen nga reaktorët që do të dalin në pension deri në vitin 2025 dhe planet për t’i zëvendësuar ata kanë ngecur.

Rolls-Royce ka thënë se mund të krijojë 6,000 vende pune në Mbretërinë e Bashkuar brenda pesë viteve nëse qeveria mbështet planet e saj SMR. Raportohet se ka zhvilluar gjithashtu diskutime me klientët jashtë shtetit, duke përfshirë kompani të tilla si Amazon që operojnë qendra të dhënash të uritura për energji.

Reaktorët e vegjël modularë u zhvilluan për herë të parë në vitet 1950 për t’u përdorur në nëndetëset me energji bërthamore. Që atëherë Rolls-Royce ka projektuar reaktorë për shtatë klasa të nëndetëseve dhe dy reaktorë të veçantë prototip me bazë tokësore.

Financial Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0