Qeveria amerikane padit Google, ka shkelur ligjin e konkurrencës

Qeveria amerikane padit Google, ka shkelur ligjin e konkurrencës

Google

Departamenti i Drejtësisë paraqiti një padi kundër kompanisë Google nën akuzën për shkelje të ligjit të konkurrencës, duke përdorur fuqinë e saj në treg për të shmangur rivalët.

Kjo është  padia më e madhe e mosbesimit ndaj Google, e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, në më shumë se dy dekada, transmeton BBC.

Departamenti i Drejtësisë, së bashku me 11 shtete amerikane, paraqitën padinë të martën, duke pretenduar se Google “është portë e pasfiduar për në internet për miliarda përdorues” dhe se abuzon me pozicionin dominues për të shkatërruar konkurrencën.

“Ka ardhur koha për ta ndaluar sjelljen anti-konkurruese të Google”, thuhet në padi. Kompania simotër e Google, Alphabet, aktualisht ka vlerën në treg mbi një trilion dollarë. Në vitin 2019, vetë Google ka pasur të ardhura prej 162 miliardë dollarësh.

Lexoni: 10 ditë liri, FOMO vs. JOMO

Google e mbrojti veten pas paraqitjes së padisë, duke thënë se “njerëzit e përdorin atë sepse zgjedhin ta bëjnë një gjë të tillë, e jo sepse detyrohen ose nuk kanë alternativa”.

Ky është rasti më i madh i mosbesimit në Shtetet e Bashkuara ndaj një kompanie teknologjike, qëkur gjykata, në vitin 1999, vendosi se kompania Microsoft ka krijuar monopol në tregun e sistemeve operative kompjuterike.

Koha e paraqitjes së aktpadisë, e cila vjen vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, mund të shihet edhe si një akt politik pasi përmbush një premtim të bërë nga Presidenti Donald Trump ndaj mbështetësve të tij për t’u kërkuar llogari kompanive të caktuara teknologjike për mbytjen e zërave konservatorë.

Aktpadia vjen më shumë se një vit pasi Departamenti i Drejtësisë dhe Komisioni Federal i Tregtisë filluan hetimet mbi praktika të pandershme në kryerjen e biznesit ndaj katër kompanive të mëdha të teknologjisë, Amazon, Apple, Facebook dhe Google.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0