Qershori i vitit 2019 mban rekord për bizneset në listën e zezë

Qershori i vitit 2019 mban rekord për bizneset në listën e zezë


Shifra rekord e bizneseve, të cilat janë gjobitur nga ana e Administratës Tatimore, ka shënuar numrin më të lartë muajin Qershor të këtij viti.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një deklaratë zyrtare, ka bërë me dije se numri i e bllokimit të pasurive të luajtshme e të papajtueshme, i ka kaluar 26 mijë. Krahasuar me Qershorin e vitit të kaluar, shifrat rezultojnë me një rritje prej 30%.

Drejtoria ka bërë publike listën e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve  ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrime. Madje ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre. Të gjitha bizneset të cilat janë publikuar në listën e tatimeve, nuk mund të kryejnë asnjë transaksion me pasuritë e tyre, deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

Lexo: Tatimet u dërgojnë letër bizneseve. Deklaroni të ardhurat

Kjo mënyrë procedimi, është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ana e Administratës Tatimore. Kjo bëhet me qëllim që organet apo institucionet të cilët kanë bërë regjistrimet e këtyre pasurive të paluajtshme, të regjistrojnë detyrimin tatimor. Gjithashtu të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0