Qentë jenë në gjendje të nuhasin sëmundje tek njerëzit - Business Magazine Albania

Qentë jenë në gjendje të nuhasin sëmundje tek njerëzit


Qentë mund të jenë në gjendje të nuhasin malarian tek njerëzit dhe të ndihmojnë në zbulimin dhe kurimin e shpejtë të saj, thanë shkencëtarët

Shkencëtarët shpresojnë se qentë do të revolucionarizojnë zbulimin e malaries, duke bërë të mundur që mjekët ta kapin atë shpejt pa nevojën e analizave, shkruan The Independent më 27 maj 2016.

Qentë mund të jenë në gjendje të zbulojnë malarien nëpërmjet shqisës së tyre të mprehtë të nuhatjes duke shpëtuar mijëra njerëz me anë të zbulimit të shpejtë dhe pa analiza gjaku, thanë shkencëtarët.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka dhënë një grant për komisionin e kërkimit për t’u dhënë mundësinë shkencëtarëve në Universitetin Durham të fokusuar në këto kërkime, sëbashku me homologët e tyre në Gambia.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se qentë ishin shumë të saktë në zbulimin e kancerit tek njeriu.

Steve Lindsay, ekspert në zhvillimin e masave për kontrollin e malarias në degën përkatëse të Universitetit Durham, tha: “Hulumtimet e fundit kanë demostruar se pacientët e infektuar me parazitin e malarias prodhojnë një erë specifike në frymën e tyre që zhduket pas trajtimit të parazitit. Ne dimë që mushkonjat e malarias preferojnë të ushqehen tek pacientët malarikë, që ato i kanë identifikuar shumë mirë prej erës së tyre. Nëse qentë mund të përdoren për të zbuluar individët e infektuar me malaria, ata do të mund të trajtohen që në pikat hyrëse të vendeve ku udhëtohet.

Përdorimi i qenve ka avantazhin që nuk është invaziv, është i lëvizshëm, nuk kërkon një laborator, testohet në ambient jashtë dhe tek shumë persona. Pra, mund të ndihmojmë shumë që të përshpejtojmë kurimin dhe ta zhdukim këtë sëmundje të tmerrshme tërësisht.”

/Lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0