Që nga 1 janari 2017, do të sigurohen edhe depozitat e biznesit - Business Magazine Albania

Që nga 1 janari 2017, do të sigurohen edhe depozitat e biznesit


Nga 1 janari i vitit të ardhshëm skema e sigurimit të depozitave do të përfshijë edhe kursimet e biznesit. Banka e Shqipërisë ka miratuar dy udhëzime të posaçme, të cilat përcaktojnë se ashtu si individët edhe kursimet e biznesit në banka do të garantohen nga shteti deri në masën 2.5 milionë lekë ose mbi 18 mijë euro.

Sipas udhëzimit, skema siguron të gjitha llojet e kursimeve, pavarësisht nëse ato janë të vendosura në bankë si depozita, llogari rrjedhëse apo çdo instrument tjetër kursimi. Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se deri në fund të vitit 2015 biznesi kishte 145 miliardë lekë ose mbi 1 miliardë euro depozita në sistemin bankar. Nga këto do të sigurohen plotësisht rreth 40 miliardë lekë ose 28% e totalit, që sipas ASD i korrenspondojnë 126 mijë bizneseve.

Skema e sigurimit të depozitave siguron deri në 2.5 milionë lekë për çdo depozitë në secilën bankë. Në rastin e bizneseve, ata mund të përfitojnë edhe nëse kanë një depozitë individësh. Sigurimi i depozitave të biznesit ishte një nga rekomandimet kryesore të Bankës Botërore, pas vlerësimit që ky institucion kreu mbi sistemin financiar të Shqipërisë dy vjet më parë. Po kështu Agjencia e Sigurimit të Depozitave thotë se kjo masë është në përputhje edhe me direktivat e Bashkimit Europian.

Kuvendi ka miratuar këtë vit ndryshimet në ligjin për sigurimin e depozitave. Futja në skemën e sigurimit të depozitave të bizneseve, rrit me 120 mijë subjekte numrin e përfituesve, me një shumë të mbuluar rreth 30 miliardë lekë.

Subjektet
Ndërkohë që, pas qytetarëve, tani janë të siguruara edhe depozitat nga subjekte private, për depozitat e shoqërive të kursim-kreditit kërkohet më shumë kohë për t’u futur në skemën e sigurimit dhe është rënë dakord që më parë të bëhet ristrukturimi i krejt sektorit.

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0