Qarkullimi i mundshëm gjatë fundjavës. Supermarkete e farmaci edhe të shtunën

Qarkullimi i mundshëm gjatë fundjavës. Supermarkete e farmaci edhe të shtunën


Këtë fundjavë do të ketë masa lehtësuese për qytetarët dhe disa biznese.

Rregullat e reja i bëri me dije kryeministri Edi Rama, në rrjetin e tij social Facebook.

Nga masat e reja përfitojnë pensionistët, të cilët nuk do të dalin më vetëm të shtunën deri në 11:00, por të dyja ditët e fundjavës deri në orën 10:00 paradite.

Gjatë kohës që pensionistët do të lejohet që të dalin, të gjithë të tjerët do të jenë brenda. Ndërkohë që nga ora 11:00 deri në 17:30 në fundjavë, prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht, kur pensionistët të jenë rikthyer brenda.

Lexoni: 5 ligje të ndryshuara nga situata Covid 19

Pra, tashmë është zgjeruar fasha e lëvizjeve për prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç.

Por lidhur me bizneset?

Të shtunën, do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30. Pra, tregjet dhe furrat e bukës do të jenë mbyllur nga e premtja në 17:30. E diela do të jetë mbyllur për të gjitha bizneset. Gjithashtu në fundjavë, të shtunë dhe të diel do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0