Pyetësor mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale në biznese nga AmCham - Business Magazine Albania

Pyetësor mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale në biznese nga AmCham

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham Albania) po zhvillon një pyetësor mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në biznese, i cili synon të na ndihmojë të kuptojmë më mirë nivelin aktual të përdorimit të kësaj teknologjie në sektorë të ndryshëm.

Lexo edhe:Njihuni me partnerët zyrtarë të Future2Tech 2025!

Rezultatet e mbledhura do të shërbejnë si një bazë e rëndësishme për analizë dhe do të ndihmojnë gjithashtu në kanalizimin e diskutimeve gjatë eventit që është konceptuar për AI në panairin e Future2Tech, ku temat do të reflektojnë më saktë nevojat dhe përvojat e bizneseve.

Ju ftojmë të ndani disa minuta nga koha juaj për të plotësuar pyetësorin, duke klikuar në linkun më poshtë:

https://forms.sfida.pro/pyetesor-mbi-perdorimin-e-inteligjences-artificiale-ai-ne-biznese

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0