Pushimet verore do t’i kaloni në zyrë? Ja disa mënyra si të argëtoheni

Pushimet verore do t’i kaloni në zyrë? Ja disa mënyra si të argëtoheni


 

Prit pak jemi në Qershor. Pastaj është Korrik… Gusht. Kjo verë çuditërisht erdhi shumë shpejt.

Kanë kaluar X vite që nga koha kur t’i bëje tre muaj pushime sepse ishe në shkollë. Tani pushimet numërohen me gishta. Por kjo nuk ka pse të na shqetësojë.

Nëse punoni në një kompani të madhe mund të bëhet një lëshim për të mbaruar në orën 2 të mesditës.

Po kjo nuk është një arsye që ju pengon për t’i bërë ditët tuaja më të bukura, stinën më të bukur. Mos u trishto nga vapa, kodi i veshjes apo kufiri i tavolinës tënde të vogël, bëhu kreativ. Nëse punon shumë, mund të argëtohesh shumë, pa qënë nevojë të futesh në Instagram çdo sekondë për të parë pushimet e të tjerëve.

1. Krijo një listë më këngët më të bukura verore

Puna gjatë verës është një ferr i vërtet, sidomos nëse përdor transportin publik. Më pak rroba dhe dhe një vend i ngushtë sërish të çon në qytetin e djersës. Nëse nget një makina, ajo mund të ketë ose jo kondicioner por pavarsisht kësaj vera e nxehtë të bën të mendosh vetëm për dimrin.

Ndoshta një playlist e personalizuar me këtë më ritmike do ta përmirësonte situatën. Zgjidh hitet më të mira të viteve të kaluara që të sjellin kujtime dhe të bëjnë të ndjesh freskinë e detit dhe perëndimin e diellit. Veshët dhe zemra juaj do t’ju jenë mirënjohës.

2. Zbukuro tavolinën tënde të punës

Tavolina jote e punës është vendi i parë nga ku vjen produktivitetin. Ti mund të punosh më mirë nëse ambjenti përreth ka gjëra të bukura që të pëlqejnë.

Fresko herë pas herë tavolinën. Madje dhe atë të kolegut ngjitur, nëse të bëzdis rrëmuja e tij.

Bëjeni më argëtuese duke shtuar rinovime dhe dekorime qesharake, një poster me pamje nga deti për shembull. Një kuti e vogël me guaska… Mundësitë janë të shumta dhe Pinterest mund t’ju japi një dorë.

3. Zgjidh ushqime të freskëta, me ngjyra dhe qëndro i hidratuar

Dreka e përgatitur në shtëpi është një lehtësim i madh për xhepat tuaj.

Një sallatë e freskët me perime të ziera, fruta dhe ujë me limon e mente, janë një sugjerim. Zgjidhni ushqime që ju bëjnë të ndiheni më të lehtë dhe të harroni koktejlet alkoolike.

4. Nis një klub libri apo filmi në zyrë

Nëse ke mundësi, shfrytëzo ambjetin e zyrës për të bërë aktivitetet e tua. Këshillohet të mos ketë shumë punonjës të tjerë vërdallë. Happy Hours janë një zgjidhje e këndshme për ditët e verës.

Duhet vetëm një projektor, një mur i lirë dhe ju mund të ftoni njerëz për të parë filma, ndeshje futbolli, dokumentarë video ose emisione motivuese. Ju sugjerojmë episodet e THINK BIG, 30 minuta që iu njohin me modele suksesi shqiptare dhe ndoshta mund të motivojnë sipërmarrësin që keni brenda. Shtatori vjen shpejt!

Kliko këtu për të parë episodet e THINK BIG: https://bit.ly/2wtVKQ7

Ndërsa për klubin e librit do t’ju nevojitet një autor interesant dhe një libër i këndshëm, karriget janë me shumicë në zyrë.

5. Kujdesu për lulet

Flora dhe fauna sjellin shumë efekte pozitive në zyrën tuaj. Nuk po ju themi të merrni një qenush në zyrë (edhe pse s’do ishte keq), por të paktën të ujisni dhe kujdeseni për lulet. Nëse nuk keni lule, blini një, vendosini një emër dhe kalojini verën me të.

*Bonus: Nëse ke një frigorifer në zyrë, përdore! Një akullore duhet patjetër në këto ditë të nxehta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0