Punoni si “qen”? Ndoshta duhet të ndryshoni karrierë - Business Magazine Albania

Punoni si “qen”? Ndoshta duhet të ndryshoni karrierë


A jeni të lodhur nga karriera juaj? Punoni shumë dhe nuk merrni përfitime ekstra për punën që bëni?

Nëse dita e preferuar e javës për ju është e Premtja, pas orës 17:00, atëherë keni nevojë urgjente të rimendoni për drejtimin e karrierës suaj.

Sa më shumë të qëndroni në një punë ku nuk iu vlerësojnë dhe nuk iu pëlqen, më e vështirë do të jetë ta ndryshoni drejtimin e karrierës suaj.

Cilët janë treguesit që po punoni si një “qen”? :

  • A shkoni herët në punë çdo ditë?
  • A qëndroni mbrëmjeve deri vonë?
  • A janë këto orë ekstra të pavlerësuara nga menaxheri apo stafi drejtues?
  • A iua ngarkojnë juve detyrat të cilat asnjë nuk ka dëshirë t’i bëj?
  • Kur ktheheni nga puna, a ndiheni të lodhur dhe gjithçka që mund të bëni është të vishni rrobat e gjumit dhe të qëndroni në krevat?

Nëse në shumicën e rasteve jeni përgjigjur po, atëherë ju po punoni si një “qen”. Jo vetëm që kjo nuk iu bën mirë për shëndetin, por gjithashtu ju harxhoni energji të mëdha për një punë e cila nuk do t’iu vlerësohet gjithsesi.

Mungesa e vetëbesimit sjell mungesë përparimi.

Ndoshta arsyeja pse po lodheni kaq shumë në punë është se ju nuk keni vetëbesimin e duhur që të mendoni se ju vleni më shumë në jetë. Në mënyrë që të arrini punën që dëshironi, jo vetëm që ju duhet të besoni në aftësitë tuaja, por të jeni të sigurt mjaftueshëm sa për të arritur atë që dëshironi më shumë në jetë.

Këshilla për të rritur vetëbesimin

Veshja – Sa më mirë të visheni, aq më mirë do të ndiheni me veten. Zakonisht njerëzit gjykojnë nga pamja e jashtme, kështu që, sa më mirë të visheni, aq më pozitive do të jenë përshtypjet për ju.

Qëndrimi dhe të ecurit – Qëndrimi dhe gjuha trupore thonë shumë për personalitetin tuaj. Nëse ruani drejt-qëndrimin dhe buzëqeshni, ecni me kokën lart dhe jepni shtrëngime dore të forta, do të reflektoni shumë siguri dhe vetëbesim.

Dilni përpara – Si në shkollë, të uleshit në pjesën e pasme të klasës ishte një shenjë që nuk kishit besim në vetvete dhe “nuk dëshironit që mësuesi t’iu vërente”. Në mbledhje, seminare, takime të stafit, apo prezantime me klientët, sigurohuni që ju të uleni në fillim të dhomës.

/EkonomiaOnline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0